Presidenti amerikan Donald Trump e ka përmendur Kosovën sërish derisa ka përmendur se si ka kontribuuar në ndalimin disa luftërave në botë.
Trump gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën ka rithënë se ka arritur të ndalë tetë konflikte në botë, përfshirë “konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”.
Ndërkohë Kosovën e përmendi edhe një herë kur e falënderoi për kontributin në Bordin e Paqes.
Disa herë presidenti Trump e pati përmendur Kosovën në kontekstin e luftës, duke deklaruar se i kërcënoi Kosovën e Serbinë me ndalim të tregtisë me SHBA-në nëse shpërthente lufta. Trumpi pati thënë se tensionet mes dy vendeve ishin në pikën kritike dhe se ndërhyrja e tij ishte vendimtare.
“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: ‘Ndoshta nuk do të përplasemi’”, deklaroi Trump.
-
Trump ripërsërit se e ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë
-
Trump përsëri për ndalimin e luftës Kosovë-Serbi: Nëse s’po ia dilni më thirrni dhe e zgjidhim
-
Trumpi para OKB-së: U dhashë fund shtatë luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre
-
Trumpi thotë se SHBA-ja dhe Irani janë takuar pak pas fjalimit të tij në OKB
-
Trumpi e paraqet veten si udhëheqës që “solli paqen”, ndërsa të tjerët vetëm flisnin për të