Pas takimit me kryetarët e degëve, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë vendim që të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.
Protestat do të mbahen në ora 17:00 të premten, në të gjitha qytetet, përveç degës së Prishtinës, e cila do t’i bashkëngjitet orarit të organizimit të protestës, në ora 21:00.
“Ftojmë institucionet komunale dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen këtyre protestave, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës sonë çlirimtare. OVL UÇK mbështet dhe do të mbështesë çdo protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë çlirimtare, përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe nuk cenojnë rendin kushtetues”, thuhet në vendim, transmetoi EO.
OVL UÇK u bëri thirrje të gjithë spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të jenë unikë dhe sa më parë të fillojnë hartimin e një strategjie kombëtare, e cila sipas saj, do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit.
-
OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore për nesër
-
Organizatorët apelojnë te partitë të mos i politizojnë protestat kundër vendimit të Speciales
-
Policia u bën thirrje protestuesve që të mos mbajnë maska
-
Mijëra qytetarë protestojnë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Zhvillimet një ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja