Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, pranoi të hënën në mëngjes se kishte marrë një certifikatë të falsifikuar për vaksinim kundër Covid19 në vitin 2022.
Certifikata dyshohet se ishte lëshuar nga një mjeke nga Luzerni, me origjinë gjermane, e cila mori diplomën e saj mjekësore në Rumani.
“Sipas ligjit shëndetësor të Luzernit, ajo përballet me një paralajmërim, qortim, gjobë deri në 20 mijë franga zvicerane, apo edhe ndalim të përkohshëm ose të përhershëm nga ushtrimi i profesionit të mjekes”, shkruan “20 Minuten”.
Gazeta zvicerane shkruan tutje se u përpoq të kontaktonte mjeken për një deklaratë në lidhje me rastin Xhaka.
“Ajo nuk pranoi të komentonte”, shkruan mediumi zviceran të martën.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhaka nën hetime, dyshohet për falsifikimin e certifikatës së COVID-it
-
Mjekja mohon versionin e Xhakës, thotë se e vaksinoi
-
Kur do të merret në pyetje Xhaka për falsifikim të certifikatës për COVID19?
-
Valë reagimesh pasi Xhaka pranoi se falsifikoi certifikatën e vaksinimit
-
Xhaka pranon se falsifikoi certifikatën e vaksinimit për COVID, nuk grumbullohet me Zvicrën