
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka cilësuar islamofobinë si një nga problemet sociale me të cilat po përballet bota, duke ngritur shqetësimin për diskriminimin ndaj grave dhe vajzave myslimane.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Erdogan tha se islamofobia është duke u përhapur në vendet perëndimore dhe se gratë myslimane janë përballur me diskriminim në rritje vitet e fundit.
“Ndërsa bota jonë ndryshon me shpejtësi, njerëzimi po përballet me një numër gjithnjë e në rritje problemesh sociale. Islamofobia, e cila po përhapet në Perëndim, është në zemër të këtyre çështjeve”, deklaroi Erdogan.
Presidenti turk u ndal veçanërisht te masat që kufizojnë përdorimin e shamisë së kokës në shkolla në disa vende, duke i cilësuar ato si shkelje të të drejtave themelore të grave.
Erdogan përmendi gjithashtu ksenofobinë, racizmin kulturor dhe antisemitizmin, duke i përshkruar si “elementë toksikë” që po ndikojnë në shoqëritë bashkëkohore.
Deklaratat u bënë gjatë fjalimit të presidentit turk në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku liderët botërorë diskutojnë çështjet kryesore ndërkombëtare dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar./Versus.al

