MAGAZINË /

“I’ll be there for you”/ Nga Central Perk tek zemrat tona, 32 vite “Friends”

Nga bisedat në Central Perk tek darkat kaotike të Falënderimeve, bota e tyre u bë një arratisje për të gjithë ne, e mbushur me të qeshura, zhgënjime në dashuri dhe atë rrëmujën e bukur të rritjes.

Shkruar nga Versus

“I’ll be there for you”/ Nga Central Perk tek zemrat tona, 32

32 vite më parë, “Friends” na dhanë gjashtë të panjohur, që në një farë mënyre u bënë gjithmonë njerëzit tek të cilët kthehemi gjithmonë.

Nga bisedat në Central Perk tek darkat kaotike të Falënderimeve, bota e tyre u bë një arratisje për të gjithë ne, e mbushur me të qeshura, zhgënjime në dashuri dhe atë rrëmujën e bukur të rritjes.


I pamë të dashuroheshin, të bënin gabime, të ndiqnin ëndrrat e tyre dhe, mbi të gjitha, të ishin gjithmonë aty për njëri-tjetrin.

Sot, festojmë më shumë se një sitcom. Festojmë rehatinë që sjellin zërat e njohur, batutat që i dimë përmendësh dhe miqësitë që na bëjnë të ndihemi sikur jemi pjesë e një familjeje.


Më poshtë janë disa nga faktet më interesante dhe prapaskenat që e bëjnë këtë serial absolutisht të papërsëritshëm.

“Friends” u votua si sitcom-i më i mirë i të gjitha kohërave

Me 10 sezone dhe 236 episode, me një kast të përbërë nga Jennifer Aniston (Rachel), Courteney Cox (Monica), Lisa Kudrow (Phoebe), Matt LeBlanc (Joey), David Schwimmer (Ross) dhe i ndjeri Matthew Perry (Chandler), seriali vazhdon të mbajë kurorën.

Në platformën Ranker, me mbi 55,000 vota, “Friends” është votuar zyrtarisht si sitcom-i më i mirë i të gjitha kohërave, ndërsa në Rotten Tomatoes gëzon një vlerësim prej 93% nga publiku.

Gjatë transmetimit, seriali fitoi gjashtë çmime Primetime Emmy, duke përfshirë çmimin për Serialin më të Mirë Komedi në vitin 2002 dhe Aktoren më të Mirë për Jennifer Aniston.

“I’ll be there for you”/ Nga Central Perk tek zemrat tona, 32

Episodi më i shikuar i “Friends” tërhoqi gati 53 milionë shikues dhe nuk ishte finalja

Deformimi më i madh mbi serialin është se episodi i tij më i shikuar ka qenë finalja e vitit 2004 (e cila mblodhi 52.2 milionë shikues).

Në të vërtetë, episodi më i ndjekur në historinë e “Friends” u transmetua më 28 janar 1996, menjëherë pas ndeshjes së Super Bowl-it, dhe kapi shifrën e jashtëzakonshme prej 52.9 milionë shikuesish.

I titulluar “The One After the Super Bowl” (Sezoni 2), ky episod kishte të ftuar specialë yje si Brooke Shields, Julia Roberts, Jean-Claude Van Damme dhe Chris Isaak. Ai i dha serialit edhe çmimin e parë Emmy në histori.

Dramat e prapaskenave: Nga teknika e puthjes te xhelozitë e mëdha

Prapa kamerave të këtij episodi rekord, situata nuk ishte aq paqësore sa në ekran. Regjisori i episodit, Michael Lembeck, ka zbuluar disa detaje mjaft pikante nga xhirimet.

Sjellja e Jean-Claude Van Damme: Dy aktoret kryesore, Jennifer Aniston dhe Courteney Cox, ishin tmerruar nga teknika e puthjes së yllit të filmave aksion. Regjisori tregoi se si të dyja i kërkuan me ngulm t’i thoshte aktorit të mos përdorte gjuhën gjatë skenave të puthjes. Skena përfundimisht u hoq nga transmetimi zyrtar.

“I’ll be there for you”/ Nga Central Perk tek zemrat tona, 32

Skandali me Andre Agassi: Aktorja Brooke Shields luante rolin e një admirueseje të çmendur pas Joey Tribbiani-t. Në xhirime i pranishëm ishte partneri i saj i atëhershëm, ylli i tenisit Andre Agassi. I tërbuar nga xhelozia gjatë skenës ku Brooke duhej të lëpinte gishtat e Joey-t, Agassi u largua nga sheshi i xhirimit. Regjisori e vlerësoi maksimalisht profesionalizmin e Shields, e cila mblodhi veten dhe dhuroi një nga performancat më komike të karrierës së saj.

“I’ll be there for you”/ Nga Central Perk tek zemrat tona, 32

Frazat më ikonike nga Friends:

“How you doin’?” – Joey Tribbiani

“Pivot! Pivot! Pivot!” – Ross Geller

“We were on a break” – Ross Geller

“He’s her lobster” – Phoebe Buffay

“Oh. My. God.” – Janice Litman-Goralnik

“Could I BE wearing any more clothes?” –  Chandler Bing

“Joey doesn’t share food!” – Joey Tribbiani

“I don’t even have a pla” – Phoebe Buffay

“No uterus, no opinion” – Rachel Green

Sot, 32 vite më vonë, episodet mund t’i dimë përmendësh, por ndjenja që na transmetojnë nuk vjetrohet kurrë.
“Friends” mbetet dëshmia se kur je i ri dhe beqar në qytet, miqtë e tu janë vërtet familja jote./Versus.al

Poll