AKTUALITET /

Arresti i Vlora Hysenit për 2 vepra penale, pamjet filmike nga zyra e Agasit, biznesmeni pranoi takimet me ministra

Hyseni mbahet nën masën e arrestit shtëpiak pasi dyshohet për përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e akteve sekrete.

Shkruar nga Versus

Arresti i Vlora Hysenit për 2 vepra penale, pamjet filmike nga zyra e

Aksioni i sotëm i zhvilluar nga SPAK ka zbuluar detaje të reja rreth dosjes së AKSHI-t ku tanimë kanë dalë edhe emrat e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni e ish-kreut të policisë, Ilir Proda.

Mësohet se Hyseni dyshohet për dy vepra penale, përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete. Pamjet filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, dokumentojnë takime të tij me ministra dhe zyrtarë të lartë.

Madje vetë Agasi gjatë një deklarate në GJKKO ka pranuar se i kishte zhvilluar takimet, por duke mohuar veprat penale. Versus.al

Poll