POLITIKË /

Aksioni i SPAK, Berisha: Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin poshtë shtëpisë time dy herë në javë

Berisha tha se e kishte denoncuar vazhdimisht lidhjen e Agasit me Hysenin.

Shkruar nga Versus

Aksioni i SPAK, Berisha: Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin poshtë

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi për aksionin e fundit të SPAK duke risjellë në vëmendje deklaratën e bërë prej tij vite më parë ku shprehej se Ergys Agasi kishte nën kontroll Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ai madje shtoi se Agasi dhe Hyseni takoheshin në një lokal poshtë pallatit ku vetë Berisha banon.

“Në mënyrë të përsëritur, kam denoncuar se SHISH e kontrollonte Ergys Agasi. Sesa të lidhur ishin Vlora me Gysin dhe Gysi me Vlorën është një lokal aty afër shtëpisë time. Të paktën dy herë në javë drekonin së bashku.

Nuk është se shkonin diku mbrapa Dajtit, jo jo në mes të Tiranës. I kishin të zakonshme drekat dhe darkat dy herë në javë njëri me tjetrin. Ky bashkëpunim dëshmon se në Shqipëri padrino vendosi sistemin e kontrollit kriminal në çdo institucion dhe qelizë të këtij vendi.”, tha Berisha. Versus.al

Poll