AKTUALITET /

Shtetrrethim në Shkozet pas aksionit të SPAK ndaj Hysenit e Prodës! RENEA blindon bazën e Troplinëve

Dyshohet se vendet ku po zhvillohen kontrolle, frekuentoheshin gjithashtu nga Ergys Agasi.

Shkruar nga Versus

Shtetrrethim në Shkozet pas aksionit të SPAK ndaj Hysenit e

Makina të shumta policie kanë zbarkuar në zonën e Shkozetit, vend që njihet si ‘bazë’ e fisit Troplini në Durrës. Kontrollet po bëhen në kuadër të aksionit të SPAK ndaj shefes së SHISH, Vlora Hyseni dhe ish-kryepolicit Ilir Proda.

Shkozeti dyshohet si një prej zonave ku Ergys Agasi kishte lidhje të forta. Pamjet tregojnë momentin kur efektivë të Forcave Speciale RENEA dhe shërbimet operacionale të Durrësit kanë rrethuar "bazën" e fisit Troplini në zonën e Shkozetit dhe janë ushtruar kontrolle në disa shtëpi e ambiente të tjera, pronë e tyre.

"Visi i Pojës" ose Ervis Doçi është njëri prej emrave kryesorë të Troplinëve i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Kontrollet në banesën e tij dy vite më parë zbuluan shumë prej 3 milionë eurosh "cash". Versus.al

Poll