Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se qetësia që po mbretëron në protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së e shqetëson, pasi sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve po grumbullohet.
Haradinaj ka deklaruar se revolta e krijuar nga vendimi i Gjykatës Speciale nuk është e momentit, por po rritet gradualisht.
“Këto protesta kaq të qeta, kaq edukuese po më frikësojnë. Sepse këtu po mblidhet revolta. Revolta e afektit është e momentit. Revolta që po shkon duke u grumbulluar, mendoj që dikur politikanët s’kanë me pyet”, ka thënë Haradinaj në “Interaktiv”.
Ai ka paralajmëruar se politika duhet ta ketë parasysh reagimin e qytetarëve.
“Politikës i bie keq. Sot detyrë me kontrollu masën është edhe verdikti i gjykatës, sepse dënuan në emër të popullit”, ka deklaruar Haradinaj.
Që nga vendimi i 16 shtatorit, ka pasur protesta të përditshme në Prishtinë kundër dënimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Haradinaj: Behajdin Allaqi u përmend për të krijuar huti dhe përçarje
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se emri i veprimtarit të LPK-së, Behajdin Allaqit, u...-
Haradinaj: Behajdin Allaqi u përmend për të krijuar huti dhe përçarje
-
Mijëra qytetarë protestojnë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Zhvillimet një ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja
-
Protestuesit kërkojnë një qëndrim nga ana e institucioneve
-
Protestuesit gjuajnë me gurë ndërtesën e Qeverisë