Atentati në Sarandë, Karamuço: I mirëmenduar, kanë studiuar shumë mirë lëvizjet e Myrtajt

Aktualitet

Publikuar: 22/09/2026

Atentati në Sarandë, Karamuço: I mirëmenduar, kanë studiuar shumë mirë lëvizjet e Myrtajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se atentati ndaj Artan Myrtajt në Sarandë, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Karamuço u shpreh se autorët kanë studiuar shumë mirë lëvizjet e viktimës, duke theksuar se atentati ishte i mirëmenduar.

“Lidhur edhe me disa atentate që kanë ndodhur në Sarandë, ishte atentati i radhës i paramenduar shumë mirë, mendoj me vrasës me pagesë, që kanë studiuar shumë mirë lëvizjet e viktimës. Kanë qenë qitësa shumë të mirë, e kanë njohur mirë zonën. Janë 3-4 grupe kriminale që sundojnë prej vitesh qytetin e Sarandës, janë të lidhura kryesisht me shërbimet publike, hotelerike, deri në administrimin e vijës bregdetare. Favorizimin e këtyre grupeve e ka një rrjet i gjerë institucionesh, kanë lejuar që këta të krijojnë një monopol. Ka pasur përplasje mes grupeve, përkrahje të autorëve të krimeve. Është e pamundur për ta administruar rendin dhe sigurinë e një prishjeje të ekuilibrit midis këtyre grupeve në atë qytet”, tha ai për “Abc News”.