Strehoi Gys Agasin / SPAK arrest shtëpie për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. I dha edhe sekretet e shtetit. Kontrolle te ish-kryepolici Proda

Krim & Korrupsion

Publikuar: 22/09/2026

Strehoi Gys Agasin / SPAK arrest shtëpie  për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. I dha edhe sekretet e shtetit. Kontrolle te ish-kryepolici Proda

Me urdhër të GJKKO, SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili rezulton lidhje e Gys Agasit. Aksioni lidhet me një hetim ku ka dalë dhe emri i ish-kryepolicit dhe vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal. Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të personave të tjerë.

Ndërkohë drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është pezulluar nga detyra dhe caktuar masa e sigurisë së arrestit në shtëpi. Operacioni lidhet me fraksionin e AKSHI-t për hetimet ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë. Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani. Sipas burimeve, Vlora Hyseni dyshohet se ka strehuar Gys Agasin gjatë arratisë me makinat e SHISH si dhe dyshohet se ka shitur sekretet e shtetërore.

Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, një prej njerëzve të besuar të Prodës. Ai u shkarkua nga radhët e bluve nga Skënder Hita. Më 6 gusht, Shpataraku ishte shpallur në kërkim pas një konflikti në një hotel në Dhërmi ku kishte kërcënuar stafin pasi s’i pëlqente shërbimi.

Sipas burimeve, përveç Vlorës Hyseni, janë lëshuar edhe dy masa të tjera sigurie në kuadër të të njëjtit hetim. Një prej masave është caktuar ndaj një eksperti kriminalistik në Policinë e Shtetit.