Urdhër-arresti i SPAK/ Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Aktualitet

Publikuar: 22/09/2026

Urdhër-arresti i SPAK/ Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës, Hyseni ka njoftuar autoritetet në Kosovë dhe më pas është shoqëruar drejt territorit shqiptar.

Mësohet se ajo ka ardhur me automjet civil deri në kufij, ka kryer procedurat dhe prej rreth gjysmë ore ka kaluar në territorin shqiptar. /Shqiptarja.com