Maqedonia e Veriut arreston ish luftëtarin e UÇK-së

22 Shtator 2026 | 22:31

Fadil Pushkolli, një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se është arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë Veriore, me urdhër-arrest të Serbisë.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe. Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia.”, ka shkruar Pushkolli.

Arrestimi i tij vjen në ditën kur Kroacia e liroi një tjetër ish-pjesëtar të UÇK-së, të arrestuar me urdhër-arrest të Serbisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata e virusit të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut, rritet në 6 numri i viktimave! Konfirmohen 51 raste

Një tjetër person ka vdekur në një spital të Shkupit pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor në vend, duke e çuar numrin e...
16:24 | 27/08/2026

Ethet e Nilit arrijnë në 50 raste në Maqedoni të Veriut

Regjistrohet rasti i parë me ethet e Nilit Perëndimor në Kumanovë. Bëhet fjalë për një person të moshës 65 vjeçare, i cili është në gjendje...
14:06 | 27/08/2026

Himni shqiptar nuk u luajt gjatë aktivitetit në Pustec, MEPJ: Respektimi i simboleve kombëtare nuk është çështje politike

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, MEPJ, ka reaguar për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar gjatë një aktiviteti kulturor të zhvilluar ditën e djeshme...
10:06 | 21/08/2026