Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin: Marrëveshjet e nënshkruara janë detyruese

23 Shtator 2026 | 00:20

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke kërkuar përparim në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kallas tha se normalizimi i marrëdhënieve dhe përparimi i të dyja palëve në rrugën drejt Bashkimit Europian duhet të ecin paralelisht. BE-ja prej kohësh e lidh procesin europian të Kosovës dhe Serbisë me zbatimin e angazhimeve të marra në dialog.

“Sot u takova me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti, ku ngrita nevojën për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin paralelisht.

Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë detyruese.

Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie normale.

BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetëse e paanshme. Por ndërmjetësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë.

Është koha për të ecur përpara.”, shprehet Kallas ne mesazhin e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

Familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit kanë bërë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar, në një kohë kur vendimi ndaj ish-krerëve...
18:58 | 23/09/2026

Kreu i AAK pas vendimit të Kushtetueses në Kosovë: Vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se afatet për konstituimin e...
16:42 | 23/09/2026

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës është konstituar, formimi i Qeverisë s’është antikushtetues

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë antikushtetues. Gjithashtu, ka konstatuar se afati për zgjedhjen e presidentit është...
15:07 | 23/09/2026