Punonjësit që trajnojnë inteligjencën artificiale të OpenAI pushohen nga puna për përdorimin e AI
Disa kontraktorë të angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e modeleve të OpenAI janë larguar nga projektet pasi kanë përdorur vetë inteligjencën artificiale për të kryer detyrat e tyre, raporton 404 Media.
Sipas investigimit, OpenAI mbështetet te një numër i madh kontraktorësh që vlerësojnë përgjigjet e ChatGPT dhe materiale të tjera, me synimin që modelet të përmirësohen përmes gjykimit njerëzor. Por disa prej tyre dyshohet se kanë përdorur mjete AI për punën që duhej të kryhej nga njerëzit.
Një dokument i cituar në artikull ndalon jo vetëm përdorimin e AI për hartimin e vlerësimeve dhe komenteve, por edhe mjete të tilla si Grammarly, përkthimin me AI apo programe që pretendojnë se zbulojnë tekstet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale.
Dy prej kontraktorëve punonin për Mercor, kompani që angazhon ekspertë për trajnimin e sistemeve AI. Mercor konfirmoi për 404 Media se kontratat e saj ndalojnë përdorimin e modeleve të mëdha gjuhësore për realizimin e detyrave dhe se personat që kapen duke shkelur këtë rregull largohen nga projekti.
Një prej kontraktorëve pranoi se kishte përdorur AI gjatë punës dhe tha se më pas ishte larguar për shkak të problemeve me “autenticitetin” e materialit të dorëzuar.
Çështja është veçanërisht e rëndësishme për trajnimin e inteligjencës artificiale, sepse këto projekte synojnë pikërisht të sigurojnë vlerësime dhe të dhëna të krijuara nga njerëzit. Përdorimi i përmbajtjes së gjeneruar nga AI për të trajnuar modele të tjera mund të ndikojë në cilësinë e të dhënave.
Australia sfidon algoritmet e rrjeteve sociale, përdoruesit do të mund të zgjedhin vetë çfarë shohin
AI po mbush rrjetet sociale me përmbajtje artificiale, lexuesit po humbasin interesin për postimet jo reale
Meta sfidon ChatGPT, aplikacioni i ri Muse nis më shpejt në tregun e AI
- 20:28 Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
- 20:16 Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës
- 20:11 Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI
- 20:05 Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve
- 19:51 Moska refuzon armëpushimin, Lavrov: Rusia nuk do t’i ndalë luftimet
- 19:37 E ardhmja e Merz në pikëpyetje, gati gjysma e votuesve kërkojnë zgjedhje të reja