Karamuço: SPAK u nxitua me Vlora Hysenin, duhet të ruhej shteti! Ja arsyeja
Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka folur këtë të martë në Now me Erla Mëhillin për masën e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.
Sipas Karamuços, arrestimi i saj nga SPAK ishte i nxituar dhe ka cenuar raportin mes SHISH dhe Prokurorisë së Posaçme.
“A ishte e nevojshme të arrestohej në detyrë? A ekzistonin kushtet e emergjencës për të nxjerrë një masë shtrënguese dhe për ta ekzekutuar në mënyrë të menjëhershme? Kemi raste në të kaluarën ku SPAK ka thirrur personin dhe i ka vënë përpara akuzat, i ka thënë të marrë masat që të mos e arrestojnë në detyrë dhe pas një jave është arrestuar dhe sot është në burg. Sepse duhet ta ndajmë Vlora Hysenin nga SHISH. Jo, ndahen. Është shumë e rëndësishme. Në rastin konkret janë nxituar, sepse duhet të ruanin shtetin duke kapur individë të veçantë. Sepse SPAK dhe SHISH kanë raport të përditshëm dhe kjo dëmton veprimtarinë. Nuk mund të dalin ata tani dhe të thonë këtë që po punojmë, po e arrestojmë”, tha Karamuço.
Arrestimi i Vlora Hysenit: Mazhoranca nuk rrezikon pushtetin, e vetmja shpresë ndërkombëtarët
“Shpërndarja e informacioneve tek…”, Rexha zbulon arsyen e shkarkimit të Vlora Hysenit në Kosovë
Karamuço: Vlora Hyseni, dihej që në korrik që do shkarkohej
- 20:28 Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
- 20:16 Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës
- 20:11 Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI
- 20:05 Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve
- 19:51 Moska refuzon armëpushimin, Lavrov: Rusia nuk do t’i ndalë luftimet
- 19:37 E ardhmja e Merz në pikëpyetje, gati gjysma e votuesve kërkojnë zgjedhje të reja