Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Edi Rama të kthehet nga Amerika dhe të japë dorëheqjen", Erald Kapri kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje: Sot shteti ka rënë, jemi turpëruar!

Shkruar nga Newsbomb
"Edi Rama të kthehet nga Amerika dhe të japë
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka kërkuar sot në mbledhjen e komisionit parlamentar, që kryeministri Edi Rama të kthehet me urgjencë nga Amerika dhe të paraqesë dorëheqjen, në mënyrë që vendi të shkojë menjëherë në zgjedhje të parakohshme.

Deklarata e tij vjen pas zhvillimeve të sotme nga Prokuroria e Posaçme, ku u njoftuar urdhër arresti për shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pasi dyshohet se i ka treguar Ergys Agasit sekrete shtetërore dhe e ka ndihmuar t'i shpëtonte arrestimit, kur ishte në arrati.

"Kryeministri i Shqipërisë të ndërpresë menjëherë vizitën në OKB, të vijë menjëherë këtu, të japë dorëheqjen dhe të përgatitet vendi për të shkuar në zgjedhje", u shpreh Erald Kapri.

Deputeti i Partisë Mundësia ka theksuar se sot të gjithë shqiptarët janë të turpëruar me atë që ka zbuluar SPAK, duke deklaruar se shteti ka rënë, sepse nuk ndodh as në vendet e treta që kreu i shërbimeve sekrete të jetë pjesë e rrjeteve kriminale.

"Sot na keni turpëruar si vend, na keni turpëruar si shqiptarë vetëm për të mbrojtur fatin e Edi Ramës. Sot, shteti ka rënë, siguria kombëtare është kompromentuar si asnjëherë më përpara. Nuk ka ndodhur në rruzullin tokësor që kreu i shërbimeve sekrete të jetë pjesë e një strukture kriminale të trafikut të drogës.

Po çfarë duhet të ndodhi më në këtë vend?! Nuk mund të çedojë kreu i Shërbimeve sekrete. Në momentin që kreu i shërbimeve sekrete shet informacion dhe ia shet krimit të organizuar, nuk ka më shtet", përmbylli Erald Kapri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese