Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
23 Shtator 2026 | 20:28

Është arrestuar në Rusi, me qëllim ekstradimi, Shpëtim Aliu, i njohur edhe me emrin Salvatore, i shpallur në kërkim nga SPAK si drejtues i një grupi kriminal që dyshohet se ka trafikuar dhjetëra tonë kokainë.

Autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të ndalimit të Aliut dhe pritet nisja e procedurave nga Ministria e Drejtësisë për ekstradimin e tij.

Shpëtim Aliu, i njohur edhe me emrin “Salvadore”, dyshohet nga hetimet se ka pasur rol të rëndësishëm në trafikun e kokainës dhe në qarkullimin e të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Sipas dosjes hetimore, Aliu dyshohet se ka qenë furnizues i grupeve kriminale të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe Armando Pacani. Krahas aktivitetit të trafikut të drogës, ai dyshohet se ka investuar dhe pastruar në Shqipëri të ardhura kriminale përmes bizneseve në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

Hetuesit dyshojnë se shuma e parave të pastruara arrin në të paktën 30 milionë euro. Në këtë aktivitet dyshohet se është përfshirë edhe vëllai i tij, Isa Aliu, i cili, sipas hetimeve, kishte rol në administrimin dhe investimin e parave.

Të dhënat e zbardhura nga komunikimet në platformën SKY ECC përfshijnë biseda mes dy vëllezërve gjatë gushtit 2020, ku diskutohen shuma të konsiderueshme parash të siguruara nga aktiviteti kriminal.

Në një prej komunikimeve, Isa Aliu përmend se kishte në dispozicion rreth 6 milionë euro cash. Në biseda të tjera flitet edhe për rreth 20 milionë euro të tjera, të cilat pritej të siguroheshin dhe të investoheshin.

Sipas dyshimeve të hetimit, ndërsa Shpëtim Aliu merrej me furnizimin dhe trafikun e kokainës, vëllai i tij Isa Aliu ishte angazhuar në menaxhimin dhe pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet në Itali 47-vjeçari i dënuar me 15 vite burg në Shqipëri

Autoritetet italiane kanë arrestuar Alok Mittra, 47 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi në vitin 2024...
21:05 | 23/09/2026

Vijon protesta në Tiranë në ditën e 116-të, nesër tubim para Kuvendit

Protesta qytetare në Tiranë këtë të mërkurë hyri në ditën e saj të 116-të. Ashtu sikurse e kanë nisur që prej orës 19:30, si fillim...
20:48 | 23/09/2026

Tatimet vijojnë rimbursimin e tatimit të mbipaguar, rreth 2200 përfitues

Administrata Tatimore po vijon procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin...
18:12 | 23/09/2026