Aksident i rëndë në aksin Bulqizë-Krastë, humb jetën shoferi (EMRI)

23 Shtator 2026 | 13:24

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Bulqizë-Krastë. Fatkeqësisht nga ky aksident ka humbur jetën një person.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 ku një makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve shoferi ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Arber Barhami.

“Bulqizë/Informacion paraprak. Rreth orës 11:45, në aksin rrugor Bulqizë-Krastë, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë, shtetasi A. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidenti”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu

Është arrestuar në Rusi, me qëllim ekstradimi, Shpëtim Aliu, i njohur edhe me emrin Salvatore, i shpallur në kërkim nga SPAK si drejtues i një...
20:28 | 23/09/2026

Tatimet vijojnë rimbursimin e tatimit të mbipaguar, rreth 2200 përfitues

Administrata Tatimore po vijon procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin...
18:12 | 23/09/2026

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht një vajzë dhe vëllain e saj të mitur, ndalohet nga AMP polici në Klos

Është ndaluar këtë të mërkurë nga AMP një punonjës policie në Klos, pasi akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Sipas njoftimit të AMP-së, punonjësi...
17:46 | 23/09/2026