Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Strasburgu i dha të drejtë pas 7 vitesh dhe rrëzoi vettingun, SPAK liron pasuritë e sekuestruara të ish-gjyqtarit të lartë Shkëlzen Selimi

Shkruar nga Newsbomb
Strasburgu i dha të drejtë pas 7 vitesh dhe rrëzoi vettingun,
Ilustrim: Gjyqtari Shkëlzen Selimi - DOKUMENTI që nxorën hakerat

Këtë të martë, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për lirimin e pasurive të ish-gjyqtarit të lartë Shkëlzen Selimi, në bashkëpronësi me personat e lidhur me të.

Bëhet fjalë për një kërkesë të Prokurorisë së Posaçme datë 03.11.2022 me objekt: “Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në zotërim të shtetasit Shkëlzen Selimi; persona të lidhur: K.S, R.S”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, me vendimin nr. 14, datë 22.09.2026, vendosi: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, revokimin e masës së sekuestros së pasurive të ish-gjyqtarit Selimi.

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare në Stasburg e ka cilësuar të padrejtë shkarkimin e Selimit,  përmes vendimit të marrë 8 vite më parë, duke theksuar se nuk u respektuan standardet minimale të procesit të rregullt ligjor, duke cënuar transparencën, arsyetimin dhe të drejtën për mbrojtje të gjyqtarit.

Për këtë vendim të marrë në javët e fundit të vitit 2025, shtatë vite Shkëlzen Selimi është shkarkuar nga detyra, newsbomb.al ka raportuar tre vite më parë, kur një dokument i rrjedhur nga posta elektronike e ish-kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit tregonte se ai ishte shkarkuar pa prova.

Strasburgu i dha të drejtë pas 7 vitesh dhe rrëzoi vettingun,
 

 Artikulli i Newsbomb.al, publikuar më 16 Nëntor 2022

Hakerat iranianë që sulmuan shërbimet qeveritare dhe rrjetet e Policisë së Shtetit, publikuan pak ditë më parë dhe postën elektronike të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Mes email-eve të shkëmbyera, ka dhe një nga organi i vettingut. Katër vite më parë, në vitin 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka shkruar letër kryeministrit Edi Rama dhe Helidon Bendos, në atë kohë zëvendës drejtor i SHISH.

Kryeministrit i kërkohet që t'u jepet akses në informacione sekrete, për të vërtetuar raportet e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, pasi gjyqtarët po shkarkoheshin pa prova. Nga konteksti i letrës kuptohet e e njëjta gjë po ndodhet dhe me gjyqtarin e lartë Shkëlzen Selimi.

"A mundet Komisioni të veprojë në padijeni totale të informacionit, që ka shërbyer për përgatitjen e këtij raporti? A mundet komisioni t’i kalojë barrën e provës subjektit të rivlerësimit për një konkluzion, të cilin as ai vetë nuk ka mundur ta vlerësojë dhe të krijojë bindjen e brendshme mbi këtë çështje?”, thuhet në kërkesën e shefes së KPK, për rastin e Shkëlzen Selimit. 

Sot, ky magjistrat është jashtë sistemit të drejtësisë, pas një raporti se kishte kontakte të papërshtatshme. Edhe në letrën drejtuar Ramës dhe zëvendës drejtorit të SHISH, organi i vettingut shprehte shqetësimin se për këto kontakte nuk kishte prova.

“Meqenëse Kushtetuta shprehet për kalimin e barrës së provës tek subjekti i rivlerësimit, është e domosdoshme që Komisioni të disponojë/ administrojë dokumentet që provojnë apo bindin atë për lidhje të mundshme të subjektit të rivlerësimit me kontakte të papërshtatshme. Komisioni duhet të krijojë bindjen e brendshme nëse është apo jo, subjekti i rivlerësimit, i përfshirë në veprime korruptive apo ka lidhje me kontakte të papërshtatshme”, shprehej Genta Tafa Bungo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese