Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama e lajmëroi nga përtej oqeanit, Begaj DEKRETON shkarkimin e Vlora Hysenit

Shkruar nga Newsbomb
Rama e lajmëroi nga përtej oqeanit, Begaj DEKRETON shkarkimin e Vlora
Bajram Begaj dhe Vlora Hyesni/ foto arkive

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar këtë mbrëmje të marte shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Ky dekretim vjen pasi kryeministri Edi Rama e propozpoi lirimin e saj nga detyra nga përtej oqeanit.

Sipas njoftimit të Presidencës, vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2 të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit.

Kujtojmë se rreth rreth 2 orë më parë Vlora Hyseni u vetëdortëzua në Policinë e Kosovës. Siç raportuam dhe ditën e sotme, referuar komunikatës zyrtare të SPAK, për Vlora Hysenin janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

Nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal bëjnë fjalë për Përkrahje të autorit të krimit, në këtë rast Ergys Agasi, në mënyrë që ai t'i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, si dhe Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, dhënia e informacioneve të konsideruara sekret ndaj personave të tretë, sërish në këtë rast Ergys Agasi.

Vlora Hyseni akuzohet për këto dy vepra penale dhe ndaj saj janë caktuar dy masat e sigurisë të mësipërme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese