Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK lëshoi urdhërarrest për Vlora Hysenin për përkrahje të Agasit, vetëdorëzohet shefja e SHISH, niset drejt Tiranës (MOMENTI i mbërritjes në Shqipëri)

Shkruar nga Newsbomb
SPAK lëshoi urdhërarrest për Vlora Hysenin për
Vlora Hyseni, momenti kur mbërrin në Shqipëri

Pak orë pasi SPAK ka dalë me një komunikatë zyrtare ndaj shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit për të cilën kërkoi "arrest në shtëpi", Vlora Hyseni mësohet se është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës.

Burime për mediat bëjnë me dije se sapo ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, Hyseni ka njoftuar autoritetet në Kosovë dhe më pas është shoqëruar drejt territorit shqiptar.

Po ashtu, bëhet me dije se Hyseni ka kaluar kufirin rreth një orë më parë dhe aktualisht, në masa të larta sigurie, po udhëton drejt Tiranës.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve vendase për lëvizjen e saj apo për procedurat që do të ndiqen pasi ajo të mbërrijë në kryeqytet të Shqipërisë. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.

Vna.al ka siguruar dhe pamje nga momenti kur Vlora Hyseni mbërrin në Shqipëri, siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Siç raportuam dhe ditën e sotme, referuar komunikatës zyrtare të SPAK, për Vlora Hysenin janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

Nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal bëjnë fjalë për Përkrahje të autorit të krimit, në këtë rast Ergys Agasi, në mënyrë që ai t'i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, si dhe Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, dhënia e informacioneve të konsideruara sekret ndaj personave të tretë, sërish në këtë rast Ergys Agasi.

Vlora Hyseni akuzohet për këto dy vepra penale dhe ndaj saj janë caktuar dy masat e sigurisë të mësipërme.

Në lidhje me ngjarjen e Vlora Hyseni e cila ditën e sotme kryesoi mediat, ka reaguar dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ka kërkuar shkarkimin e saj nga detyra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese