Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot në Nju Jork se delegacione nga Uashingtoni dhe Teherani janë takuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas Trump, bisedimet kanë zgjatur rreth tre orë dhe kanë shkuar shumë mirë. Ai bëri me dije se palët kanë rënë dakord të takohen sërish shumë shpejt.
Deklaratat kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri pas takimit me kryeministrin britanik Andy Burnham, ku u shfaq optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.
"Besoj se do të kemi një marrëveshje. Iranianët duan të flasin me ne, madje po bisedojnë edhe sot", u shpreh Trump.
Ai theksoi vijën e kuqe të Uashingtonit duke thënë se nuk mund t'i lejojmë të pajisen me armë bërthamore. Dhe ata e kuptojnë këtë", përfundoi presidenti amerikan.
