Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident tragjik në Lezhë, 50 vjeçari humb kontrollin e motorit dhe rrëzohet, VDES në vend (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Lezhë, 50 vjeçari humb kontrollin e motorit
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë, ku një 50-vjeçar ka humbur drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar duke humbur jetën në vendngjarje.

Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është një shtetas rreth 50 vjeç i identifikuar si Shkëlqim Gjoni.

Ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, bëhet me dije se autoritet vendase ndodhen në vendin e ngjarjes duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.

Në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme në Lezhë, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor dytësor Spiten–Hidrovorë, shtetasi Sh. Gj., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë, 50-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit” shkruhet në reagimin zyrtar të bërë nga Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese