Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur më herët në zonën e Don Boskos në Tiranë ka përfunduar me humbjen e jetës së një 64-vjeçari.
Viktima Prend Ndreu po lëvizte me motor kur u përplas nga një automjet.
Fillimisht, ai u raportua i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.














