• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra, ndonëse në vend lindin më shumë djem

17:07 : 22/09/2026
në AKTUALITET, SOCIALE

Ndonëse në vend vazhdojnë të lindin më shumë djem sesa vajza, në Shqipëri ka më shumë gra sesa burra, sipas të dhënave të INSTAT. Në fund të vitit 2025 kishte 1,181,981 gra dhe 1,153,949 burra, ose rreth 28 mijë më shumë gra se burra.

Për lindjet, në Shqipëri vijojnë të dominojnë djemtë me 108 djem për 100 vajza. Emigracioni më i lartë i meshkujve dhe jetëgjatësia më e lartë e femrave janë arsyet kryesore që çojnë në përmbysje të raporteve. Dominimi i femrave është i dukshëm dhe në arsim, me 65% të tyre që janë me arsim të lartë. Por në politikë gratë përbënin vetëm një të tretën e Kuvendit.

Gjetjet kryesore të INSTAT:

Popullsia

o Në fund të vitit 2025, popullsia banuese në Shqipëri ishte 2.335.930 banorë, nga të cilët 50,6 % ishin gra dhe 49,4 % burra. Krahasuar me fundin e vitit 2024, popullsia e burrave u ul me 1,3 %, ndërsa ajo e grave me 1,0 %.

Lexo edhe:

Shtatë mënyra për të minimizuar rrathët e errët nën sy pa grim ose gjilpëra

Viktimat shqiptarë të trafikimit në Britani, drejtësia vendos kushte për deportimin në Shqipëri

o Shtesa natyrore e popullsisë në vitin 2025 ishte pozitive, me 1.063 lindje më shumë se vdekje për  gratë dhe 84 për burrat.

o Në vitin 2025 u regjistruan 22.541 lindje të gjalla, 769 më pak se në vitin 2024. Raporti gjinor në lindje ishte 108 djem për çdo 100 vajza të lindura.

o Vdekshmëria foshnjore ishte 5,6 vdekje për 1.000 lindje të gjalla për djemtë dhe 3,8 për vajzat.

Shëndetësia dhe abortet

o Në vitin 2025, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut mbetën shkaku kryesor i vdekjeve për të dyja gjinitë, duke përbërë 54,5 % të vdekjeve te gratë dhe 51,6 % te burrat.

o Gjatë vitit 2025 u regjistruan 4.277 aborte dhe 22.541 lindje të gjalla, me një raport prej rreth 190 abortesh për çdo 1.000 lindje të gjalla.

o Ndër moshat 15-19 vjeç, raporti më i lartë i abortit u regjistrua në moshën 18 vjeç, me 176,8 aborte për 1.000 lindje të gjalla në këtë moshë.

o Pjesa më e madhe e aborteve u regjistrua te gratë e grupmoshës 20-34 vjeç, të cilat përbënin 56,8 % të aborteve gjithsej në vitin 2025.

Arsimi

o Në vitin akademik 2024-25, në arsimin e lartë u diplomuan 28.939 studentë, nga të cilët 65,3 % ishin vajza. Pesha e vajzave mes të diplomuarve u ul me 0,5 pikë përqindjeje, krahasuar me vitin akademik 2023-24.

Në vitin shkollor 2025-26, gratë përbënin shumicën e stafit mësimor në arsimin 9-vjeçar dhe në arsimin e mesëm të lartë, përkatësisht 79,6 % dhe 71,7 %. Në stafin akademik me kohë të plotë të arsimit të lartë, ato përbënin 35,8 % të kategorisë “Profesor”, 60,5 % të kategorisë “Doktor” dhe 58,3 % të kategorisë “Akademikë e pedagogë pa tituj”.

o Në vitin akademik 2024-25, ndër vajzat e diplomuara, peshën më të lartë e kishin fushat “Shëndet dhe mirëqenie” (27,6 %), “Biznes, administrim dhe ligj” (24,6 %) dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (11,0 %). Ndër djemtë e diplomuar kryesonin “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (25,1 %), “Biznes, administrim dhe ligj” (20,8 %) dhe “Teknologji e informacionit dhe komunikimit”

(14,0 %). o Në vitin 2025, te popullsia 25 vjeç e lart, 50,0 % e grave dhe 42,3 % e burrave kishin arsim fillor ose 8/9-vjeçar. Për arsimin e mesëm të lartë, përqindjet ishin 30,0 % për gratë dhe 40,2 % për burrat, ndërsa për arsimin e lartë 19,9 % dhe 17,6 %, përkatësisht.

Tregu i punës dhe mbrojtja sociale

o Në vitin 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 82,7 % për burrat dhe 70,1 % për gratë. Shkalla e punësimit ishte përkatësisht 76,0 % dhe 62,7 %.

o Ndër gratë e punësuara të moshës 15-64 vjeç, 55,2 % ishin të punësuara me pagë dhe 25,0 % punëtore pa pagesë në biznesin e familjes.

o Bujqësia zinte peshën më të madhe në punësimin e grave, me 38,4 %. Në tregti, transport, hoteleri, shërbime të biznesit dhe administrative punonin 24,1 % e grave të punësuara dhe 31,1 % e burrave të punësuar.

o Shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 8,2 % për burrat dhe 10,6 % për gratë. Krahasuar me vitin 2024, ajo u ul me 0,7 pikë përqindjeje për burrat dhe u rrit me 0,6 pikë përqindjeje për gratë.

o Ndër personat ekonomikisht joaktivë të moshës 15 vjeç e lart, 15,1 % e grave dhe 0,7 % e burrave deklaruan përmbushjen e detyrave shtëpiake si statusin e tyre kryesor.

o Gratë përbënin 55,3 % të punëkërkuesve të papunë të regjistruar. Sipas nivelit arsimor, 49,4 % e grave dhe 47,3 % e burrave punëkërkues të papunë kishin arsim të mesëm të ulët (9-vjeçar).

o Në fund të vitit 2025, gratë përbënin 48,4 % të përfituesve të pensioneve urbane dhe 69,1 % të përfituesve të pensioneve rurale.

o Hendeku gjinor në paga ishte 4,6 %, nga 4,9 % në vitin 2024. Paga mesatare mujore bruto e grave ishte 4,6 % më e ulët se ajo e burrave.

Gratë në vendimmarrje

o Në vitin 2025, gratë përbënin 35,0 % të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me 49 gra nga 140 deputetë gjithsej.

o Në misionet diplomatike, gjatë vitit 2025, gratë përbënin 37,5 % të ambasadorëve dhe 66,7 % të personave në pozicionin “Ministër Fuqiplotë”.

o Në vitit 2025, numri i huamarrësve në bankat tregtare ishte 348.053, prej të cilëve 55,2% ishin burra dhe 44,8% ishin gra.

o Në vitin 2025, 31,6 % e ndërmarrjeve aktive kishin pronare ose administratore gra. Përqindja ishte më e lartë në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar, ku arriti në 32,7 %.

o Pesha e ndërmarrjeve me pronare ose administratore gra ishte 33,9 % te prodhuesit e shërbimeve dhe 17,5 % te prodhuesit e të mirave. Këta tregues nuk përfshijnë fermerët e regjistruar.

Tregues socialë nga anketat në familje

o Në vitin 2024, shpenzimet mesatare mujore për konsum ishin 93.042 lekë për njësi ekonomike familjare. Ato ishin 96.359 lekë për familjet me kryefamiljar burrë dhe 76.235 lekë për familjet me kryefamiljare grua.

o Në vitin 2025, 87,2 % e individëve të moshës 16-74 vjeç kishin përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit: 88,1 % e burrave dhe 86,3 % e grave.

o Ndër blerësit online të veshjeve dhe mallrave sportive në vitin 2025, 55,6 % ishin gra dhe 44,4 % burra. Për blerjet e kompjuterëve dhe pajisjeve kompjuterike, përqindjet ishin 50,9 % për gratë dhe 49,1 % për burrat.

o Në vitin 2024, shkalla e rrezikut për të qenë i varfër ishte 19,2 %, nga 19,8 % në vitin 2023, duke shënuar një ulje prej 0,6 pikë përqindjeje. Ky tregues ishte 19,5 % për gratë dhe 18,9 % për burrat.

o Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) ishte 40,5 % në vitin 2024, përkatësisht 41,5 % për gratë dhe 39,4 % për burrat./ Monitor

Etiketa: femrameshkuj

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Shtatë mënyra për të minimizuar rrathët e errët nën sy pa grim ose gjilpëra

22:35 : 31/08/2026
AKTUALITET

Viktimat shqiptarë të trafikimit në Britani, drejtësia vendos kushte për deportimin në Shqipëri

21:16 : 22/08/2026
AKTUALITET

Europa, ku ka më shumë burra se gra, si renditet Shqipëria

09:25 : 31/07/2026
Lajmet e Dites

Pse gratë vuajnë më shumë nga temperaturat e larta?

18:08 : 15/07/2026
AKTUALITET

“S’kanë me çfarë t’i mbajnë”/ Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë

15:40 : 12/06/2026
NDRYSHE

Sipas një detektiveje private, meshkujt që tradhtojnë bëjnë shpesh këtë veprim të çuditshëm

18:01 : 27/05/2026
Para

Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Pojanit, rrezikohet Parku i Apolonisë

TË GJITHA

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “bossët” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

20:32 : 23/09/2026

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

20:17 : 23/09/2026

Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

20:17 : 23/09/2026

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

20:04 : 23/09/2026

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

19:55 : 23/09/2026

Haxhiu i ftoi në takim, familjarët e 4 ish-krerëve të UÇK-së refuzojnë: Pasi Kuvendi të marrë vendim për Hagën

19:47 : 23/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com