Deputeti, Flamur Noka e ka cilësuar çështje të sigurisë kombëtare operacionin e sotëm të SPAK i cili përfshiu drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni dhe ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Noka u shpreh se është shumë e rëndë që kreu i SHISH të jetë nën kthetrat e karteleve të drogës, dhe që ish-kreu i policisë Ilir Proda, në shtëpinë e të cilit u zhvilluan sot kontrolle, po nën kontrollin e karteleve.
Po ashtu deputeti shtroi mundësinë që Hyseni mund të mos kthehet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë.
“Është skandal i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare. Një vend anëtar i NATOS që e ka lidhjen me kartelat. Këto gjëra kanë ndodhur në Meksikë dhe Venezuelë. Këto që kanë ndodhur sot, ky skandal madhor, konfirmon atë që kemi thënë ne, në Shqipëri Edi Rama ka ardhur me model të qartë; për të ngritur Narkoshtetin. Kreu i SHISH i lidhur, drejtorët e policisë, ushtarë të karteleve ndërkombëtare.
Ky shtet ka rënë. Ke SHISH në dorë të karteleve, Mbrojtjen dhe Shëndetësinë në dorën e Roni Yeffet, Ky është skandal. Se di ça mund të ndodhë që Rama të japë dorëheqje. Këta thonë se ngjarje të tilla bëhen filma, dhe se përgjegjësia është individuale.
Ne e kishim paralajmëruar Ramën për Hysenin, për Ilir Prodën. Zonja është akuzuar për rrjedhje të informacioneve dhe vjedhje të informacioneve sekrete. Zonja Hyseni ka një lidhje në Azerbajxhan, ka një lidhje private. S’dua ta besoj që ajo nuk vjen më, por dhe mund të dalë.”, tha ai në News24.














