AKTUALITET /

“Pse je ndarë nga vajza?”, vdekja e të riut në Tiranë, arrestohet babai i ish-të dashurës! Dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes

Sipas hetimeve, Sajmir Demiri e presiononte viktimën duke i kërkuar llogari për ndarjen nga vajza e tij.

Shkruar nga Versus

“Pse je ndarë nga vajza?”, vdekja e të riut në

Ditën e djeshme një 36 vjeçar i identifikuar si Gerald Sefa, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në zonën e Alliasit në Tiranë.

Hetimet për ngjarjen, kanë çuar në arrestimin e Sajmir Demirit, babai të ish-të dashurës së viktimës. Demiri akuzohet se ka shtyrë 36 vjeçarin drejt vetëvrasjes/

Dy ditë para ngjarjes, Demiri kishte debatuar me viktimën duke i kërkuar llogari për ndarjen nga vajza e tij. Sipas hetimeve, debatet dhe presioni i vazhdueshëm ndaj të riut, e shtynë këtë të fundit drejt aktit ekstrem.

Fillimisht u hetua pista e vrasjes pasi në banesën ku ndodhi ngjarja u gjet një thikë me njolla gjaku. Ekspertiza zbuloi se thika kishte gjurmë gishtash të viktimës i cili kishte tentuar fillimisht të priste damarët.

Banesa ku ndodhi tragjedia ishte në pronësi të familjarit të Sefës i cili ia kishte lënë këtij të fundit për të jetuar. Versus.al

Poll