
Durrës- Gjatë mbrëmjes së djeshme një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu në zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit ku raportohet që të jenë shkrumbuar disa sipërfaqe pyjore gjatë natës.
Duke qenë se ndërhyrja nga ajri ka qenë e pamundur gjatë natës, zjarri ka vijuar dhe sot është ende aktiv në një zonë kodrinore me pyje ku për shkak të terrenit të vështirë ka qenë e vështirë ndërhyrja edhe nga toka.
Përgjatë natës, 95 forca zjarrfikëse punuan për izolimin e vatrave të zjarrit që rrezikonin disa banesa dhe një hotel. Versus.al

