Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 115-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit janë nisur nga zona pranë Kryeministrisë dhe po vijojnë lëvizjen drejt Sheshit “Nënë Tereza”, duke shoqëruar marshimin me thirrje kundër qeverisë.
“Ju erdhi fundi!”, është një prej sloganeve të dëgjuara gjatë protestës, ndërsa protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit me thirrjet “Dorëheqje!”.
Në mesin e protestuesve janë edhe të rinj, të cilët gjatë marshimit kanë brohoritur: “Studentët po bëjnë revolucion!”.
















