Një situatë kritike është regjistruar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me bimësi, duke u afruar rrezikshëm pranë banesave të zonës.
Flakët morën përmasa të shpejta, duke ngritur alarmin te banorët lokalë për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë që i kanosej shtëpive pranë vatrës së zjarrit.
Aktualisht, situata është vënë tërësisht nën kontroll. Ekipet e shërbimit zjarrfikës po vijojnë punën në terren për fikjen e plotë të zjarrit dhe eliminimin e çdo shkëndije apo vatre të fshehur që mund të riaktivizohej.














