
Susy Ysabel Aponte Polo, gazetare dhe kandidate për guvernatore rajonale të Ancash-it, u vra të shtunën ndërsa po zhvillonte fushatë pranë një tregu në Caraz. Ajo ishte 43 vjeçe.
"La China Polo", siç njihej kandidatja, kryesonte listën "Socios por Ancash" në prag të zgjedhjeve rajonale dhe bashkiake të 4 tetorit.. Ajo u qëllua në orën 12:40 pasdite në bulevardin "Ramón Castilla" dhe pesë mbështetës mbetën të plagosur pranë tregut, sipas *Trome*. Ajo ndërroi jetë në spitalin "San Juan de Dios" në Caraz.
Një video tregon momentin kur ndodhi të shtënat, ndërsa ajo po fliste me një gazetar lokal.
En Perú, cuna de Sendero Luminoso, asesinaron en público a una candidata. Ya hay un detenido. RUEGO a Diós que en este país nuestro nunca lleguemos a ver este tipo de locura violenta. Dejemos en claro que "política a la venezolana" significa "negociación", y nunca "muerte'. https://t.co/B8yn3IOBT2
— Federico Alves, Econ. (@federicoalves) September 20, 2026
Truprojat e saj e neutralizuan autorin e të shtënave, Luis Ivan Obispo Díaz, 32 vjeç, shtetas venezuelian. Policia gjeti një pistoletë 9 mm, e cila i përkiste një oficeri policie dhe ishte vjedhur në vitin 2023. Një tjetër shtetas venezuelian, Ronald José Toro Artila, 29 vjeç, u arrestua në Lima. Po hetohet nëse ai e financoi sulmin ose shërbeu si shofer për largimin nga vendngjarja. Versus.al

