Nga Musa Kurtulaj
Arresti shtëpiak i drejtueses së SHISH-it në një ditë shumë të veçantë: urgjencë e domosdoshme apo një veprim që cenon interesin e shtetit? -
Pasi u bë publike masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si dhe pezullimi i saj nga detyra, të shpallura nga SPAK dhe të miratuara nga GJKKO, më e pakta që mund të thuhet, sipas mendimit tim, është se kemi të bëjmë me një veprim të papërgjegjshëm të këtyre dy institucioneve, ndersa më për tepër mund ta quajm kurth dhe karshillek ndaj shtetit.
Hyseni, në momentin kur u bë publik vendimi, nuk ndodhet në Shqipëri, por merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare të drejtuesve të shërbimeve sekrete. Ndërkohë, as kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Shqipëri, pasi merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në SHBA. Në këto rrethana lindin natyrshëm pyetjet: pse duhej zgjedhur pikërisht kjo ditë për të shpallur një masë të tillë ndaj drejtueses së shërbimit informativ të vendit? Pse e gjitha kjo urgjencë?
A nuk mund të pritej edhe 24 orë, deri në kthimin e saj dhe të Kryeministrit në Tiranë? A kishte ndonjë rrezik të menjëhershëm që kërkonte me patjetër që vendimi të merrej e të bëhej publik pikërisht në këto momente?
Drejtuesi i Shërbimit Informativ të Shtetit është një funksionar me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare. Për këtë arsye, një vendim i tillë nuk mund të shihet thjesht si një procedurë e zakonshme gjyqësore që prek një individ. Kur bëhet fjalë për drejtuesin e shërbimit sekret të një vendi, çdo veprim i tillë ka edhe një dimension institucional, diplomatik dhe të sigurisë kombëtare. Dhe këtu lindin të tjera pyetje: si është perceptuar ky lajm në një konferencë ndërkombëtare ku marrin pjesë drejtuesit e shërbimeve sekrete të vendeve partnere? Çfarë mesazhi u është përcjellë atyre nga Shqipëria përmes faktit se drejtuesja e shërbimit informativ shqiptar ndersa ndodhet në një takim të tillë ndërkombëtar, në të njëjtën kohë bëhet publik lajmi se ndaj saj është caktuar masa e arrestit shtëpiak? A nuk i bëhet një dëm i konsiderueshëm imazhit të Shqipërisë në këte rast ?! Në këto rrethana SPAK-u, për mendimin tim, ka një detyrim shumë të madh e të shpejtë për ta sqaruar opinionin publik dhe institucionet e shtetit shqiptar mbi rrethanat që, sipas tij, e bënë të domosdoshëm këtë nxitim.
Nuk mjaftojnë pesë fjalë të zakonshme, si ato që mund të përdoren në njoftimet për arrestimin e një personi të zakonshëm. Në këtë rast kemi të bëjmë me drejtuesen e institucionit që ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për informacionin e sigurisë kombëtare. Çfarë e bëri kaq urgjent këtë veprim? Çfarë rrezikohej nëse pritej edhe 24 orë? Këto e të tjera, janë pyetje që kërkojnë përgjigje të qarta; bindëse, e jo llafe plotësuese për mediat e rrjetet sociale.
Të shohim pak më larg. Po Kosova? Po siguria gjithë kombëtare?
Një tjetër element që, sipas meje, nuk mund të lihet jashtë kësaj çështjeje është situata e krijuar në Kosovë dhe zhvillimet që lidhen me ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë. Kosova, për shkak të specifikës së saj dhe rolit që ka në zhvillimet rajonale, përbën një çështje me rëndësi të veçantë për shtetin shqiptar e jo vetëm... Situata atje duhet ndjekur me vëmendje të jashtëzakonshme jo vetëm në planin juridik, politik dhe diplomatik, por edhe në aspektin e sigurisë. Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm ka edhe Shërbimi Informativ i Shtetit. Shërbimi informativ nuk është institucion që mund të bëjë sehir përballë zhvillimeve të tilla në Kosovë e rajon. Detyra e tij është të mbledhë, analizojë dhe vlerësojë informacionin e nëndheshëm që i nevojitet shtetit për të kuptuar më mirë zhvillimet dhe rreziqet që mund të prekin sigurinë kombëtare, si dhe të bashkëpunojë me shërbimet partnere euroatlantike.
Në këte situatë të ndërlikuar në Kosovë dhe në rajon, ku veprojnë shumë faktorë e aktorë dhe ku gjëndjet e tensionuara shfrytëzohen nga interesa të ndryshme, informacioni i sigurisë merr një rëndësi tejet të veçantë.
Prandaj lind pyetja: a është marrë parasysh edhe ky dimension nga SPAK + GJKKO kur vendosen të ndërmerrin dhe të bëjnë publik këtë veprim ndaj drejtueses së SHISH-it? A është vlerësuar ndikimi që një masë e tillë mund të ketë në funksionimin e këtij institucioni edhe në marrëdhëniet e tij me shërbimet partnere?
A është vlerësuar situata e veçantë në të cilën ndodhet rajoni? Dhe mbi të gjitha: A ishte vërtet e pamundur të pritej edhe 24 orë? Përgjigjëja e kësaj pyetja mbetet pezull.
Nëse veprimi i SPAK-ut dhe GJKKO-së ka qenë i diktuar nga një domosdoshmëri ligjore dhe nga rrethana që nuk lejonin asnjë shtyrje, atëherë kjo duhet t'i shpjegohet qartë publikut.
Nëse ka pasur arsye konkrete që e bënin të pamundur pritjen e kthimit të drejtueses së SHISH-it në Tiranë, ato duhet të bëhen të kuptueshme, aq sa e lejon ligji dhe natyra e një hetimi të kësaj rëndësie. Përndryshe, në opinionin publik mbetet përshtypja se një veprim me pasoja të rëndësishme institucionale, është ndërmarrë me një nxitim të pakuptueshëm.
Kjo është ajo që shqetëson më shumë. Kuj i shërben ky nxitim?
Shtetit shqiptar? Sigurisë kombëtare? Bashkëpunimit me partnerët tanë euroatlantikë? Interesit kombëtar shqiptar?
Nuk është e drejtë që këto përgjigje ti japim ne duke hamendësuar.Është detyrë e institucioneve përkatëse të japin shpjegimet e nevojshme.
Uroj sinqerisht që të jem gabim dhe që SPAK-u e GJKKO-ja të rezultojnë të kenë vepruar mbi bazën e një domosdoshmërie të qartë ligjore dhe institucionale, të cilën publiku ende nuk e njeh. Por pikërisht për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të këtij rasti, institucionet kanë detyrimin të flasin më qartë. Kur preket nxitimthi drejtuesi i shërbimit informativ të vendit, nuk kemi të bëjmë vetëm me fatin e një individi. Kemi të bëjmë me një çështje që lidhet drejtpërdrejt me institucionet e shtetit, sigurinë kombëtare, partneritetet ndërkombëtare dhe interesin kombëtar shqiptar. SPAK+GJKKO, me këtë veprim - vëndim nxitimthi, a i kanë shërbyer interesit kombëtar ?!
Rama e shkarkoi fare nga Amerika.
Nuk eshte kjo pyetja qe shtrohet, por shkrimin e mbeshtes plotesisht. Me sa duket( hamendje) drejtesia eshte e tejngopur me para dhe nuk don te punoje me, eshte e zhytur koke e kembe ne krim dhe korrupsion. Po po, drejtesia gjykates, prokurore, hetues, drejtues te kesaj drejtesie, deri edhe te pastuesja e gjukates a po e prekororise a hetuesise e te gjithe duan qe te bjere shteti per ndonje gje fare te vogel. Duan te mos punojne më me qellim te justifikojne krimet e tyre!
Dmth e akuzojnë kot zonjën dhe agasin?
Ky eshte reagimi i pare i bandes mafjoze te prokuroreve dhe gjyqtareve sharlatane kunder Qeverise si hakmarje qe nuk ja plotesoi idiotesine grykesine per ritjen e majme te pagave.SPAK dhe Gjykata e Posacme jane kthyer ne zyra gestapo qe i kane mbushur burgjet me te paraburgosur pa prova, por vetem me pergjime , spiunlliqe dhe letra anonime.
Kujt i sherben ky nxitim i ketyre organeve mbase vet drejtuesia e SHISH duhet te flase hapur dhe pa frike , mbasi autori i shkrimit me te drejte ngre shume pikpyetje qe jane bindse.Kujt i sherben ne keto momente me kaq nxitim per mire apo per keq.Shqiptaret duhet ta dine.Cili eshte rreziku i sigurise kombtare qe ka sjelle kjo drejtuese?
Si ka mundesi qe Citaku te arrestohet pa pelqimin e Beogradit, ose te pakte te Baton Haxhiut?!
Dardan, vec me pelqimin e beogradit do veprohej ashtu, nuk munde te pritej sa te kthehej ne Shqipni e pastaj te arrestohej. Veec Ruse kane vepru ne kete menyre me kundershtaret qe kan pas frige.
Shqiperine e mori SPAK-u I vu zjarre /shqipetare mos rri po duku shqipetar
Të gjithë njerëzit e Kryeministrit!
Ca thua?!U rrenqethem,c’na gjeti!O shok po ku ka nderkombetar qe nuk e di cfare llumi drejton ne Shqiperi keto 35 vite.Nga ana tjeter avash pak kur pretendon se ky lloj llumi do ndikoje ne situatat me Kosoven,pu pu pu mos u beni qesharak te pakten me ato qe shkruani.Te garantoj qe te gjithe shqiptaret jane te qarte se cfare kane gatuar keto vite dhe jane gjithashtu te qarte qe keto jane pasoja qe do zgjasin(ndoshta edhe nja 3 breza e pa le ca behet).Prandaj,lerini te behet ndonje arrestim,thyejme pak monotonin,shohim ndonje gje ndryshe.Jo vetem vrasje,vjedhje,ikje,ardhje,etj!