Në çastin kur përfaqësonte Shqipërinë përballë drejtuesve të shërbimeve partnere, në Tiranë pezullohej nga detyra. Masa nuk provon fajësinë e saj, por zbulon një krizë të rëndë besimi brenda shtetit.
Kur në Tiranë u dha masa e arrestit shtëpiak dhe e pezullimit nga detyra për drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni ndodhej në Baku.
Ajo nuk ishte duke u fshehur dhe as duke ikur nga drejtësia. Ishte në një takim zyrtar me drejtues të agjencive të inteligjencës nga dhjetëra vende. Përfaqësonte Shqipërinë në një nga ato mjedise ku çdo fjali matet, çdo marrëdhënie mbështetet te besimi dhe çdo informacion ka peshë shtetërore.
Në të njëjtën kohë, në vendin që ajo përfaqësonte, një gjykatë vendoste ta largonte përkohësisht nga drejtimi i institucionit dhe t’i kufizonte lirinë.
Kjo pamje është e rëndë edhe përpara se të dimë nëse akuzat janë të drejta.
Nuk është vetëm historia e një zyrtareje të dyshuar. Është historia e një shteti që në të njëjtën ditë e dërgon drejtuesen e shërbimit të vet sekret të takohet me partnerët dhe e pezullon si person të dyshuar se mund të ketë cenuar sekretin që ishte ngarkuar të mbronte.
Masa e sigurisë nuk është dënim. Arresti shtëpiak nuk e bën Vlora Hysenin fajtore. Për fajësinë vendosin provat, gjykimi dhe një vendim përfundimtar.
Megjithatë, as prezumimi i pafajësisë nuk mund ta zvogëlojë peshën institucionale të asaj që ka ndodhur.
Sipas të dhënave të bëra publike, dyshimi lidhet me ndihmën që mund t’i jetë dhënë Ergys Agasit dhe me nxjerrjen ose fshehjen e informacioneve të klasifikuara për lëvizjet e tij. Bëhet fjalë për një person që, sipas hetimit, ishte ndjekur për muaj me urdhër të prokurorisë.
Nëse drejtuesja e SHISH-it ka pasur dijeni për këtë operacion dhe ka ndërhyrë jashtë funksionit të saj, atëherë kemi të bëjmë me një cenim shumë të rëndë të besnikërisë institucionale.
Nëse, përkundrazi, veprimet e saj kanë qenë pjesë e një operacioni të autorizuar të inteligjencës, atëherë shteti duhet ta thotë, ta dokumentojë dhe ta mbrojë këtë veprim sipas ligjit.
Nuk mund të ketë një hapësirë të tretë ku informacioni sekret përdoret privatisht, ndërsa përgjegjësia fshihet pas natyrës së mbyllur të shërbimit.
Këtu krahasimi me shtetet e perëndimit ndihmon, por duhet bërë me saktësi. Edhe në Shqipëri prokurori nuk e vendos vetë arrestin shtëpiak. Prokuroria kërkon masën dhe gjykata e miraton ose e refuzon. Pra, masa ndaj Hysenit është dhënë nga një gjyqtar dhe jo vetëm nga një prokuror.
Dallimi qëndron te mënyra se si shtetet e konsoliduara mbrojnë aktivitetin e ligjshëm të inteligjencës. Në Itali ekzistojnë rregulla të hollësishme për sekretin shtetëror dhe për garancitë funksionale. Veprime që në rrethana të zakonshme mund të përbënin shkelje ligjore nuk dënohen kur janë autorizuar paraprakisht dhe janë kryer për qëllime të sigurisë kombëtare.
Kjo mbrojtje nuk është imunitet personal. Ajo nuk mbulon korrupsionin, ndihmën private ndaj një personi të inkriminuar, spiunazhin apo tradhtinë ndaj shtetit. Mbron vetëm operacionin e ligjshëm dhe zyrtar.
Prandaj pyetja vendimtare për Vlora Hysenin është shumë e thjeshtë. A veproi në emër të shtetit apo në emër të një marrëdhënieje private?
Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje përcakton gjithçka.
Vlora Hysenin nuk e kam takuar kurr. Por nga pamja dhe nga ata që e njohin dhe nga ajo që kam parë, ajo ka një paraqitje të qetë dhe të përmbajtur. Fytyra e saj nuk i tradhton lehtë emocionet, ndërsa vështrimi është i drejtpërdrejtë, por i mbyllur. Në daljet e rralla publike duket e disiplinuar, pothuajse e ftohtë, si një njeri i stërvitur të shohë më shumë sesa të tregojë.
Edhe pamja e saj e ka atë tipar që kërkon shërbimi sekret. Prani pa zhurmë dhe autoritet pa demonstrim.
Karriera e saj nuk filloi në zyrat e larta të Tiranës. Ajo u ndërtua në Kosovë dhe në një terren shumë më të vështirë.
Puna e parë e rëndësishme lidhet me veriun e Kosovës, ku siguria nuk ishte nocion teorik. Atje kufiri ndërmjet informacionit, politikës, krimit dhe veprimtarisë së shërbimeve të huaja ishte vazhdimisht i paqartë.
Në shërbimet informative ekzistojnë dy lloje karrierash që shpesh takohen vetëm në majë. Janë njerëzit e terrenit, të cilët ndërtojnë burime dhe marrin rrezik drejtpërdrejt. Pastaj janë analistët, të cilët lidhin informacionet dhe prodhojnë vlerësimin që shkon te drejtuesit politikë.
Vlora Hyseni u përpoq t’i bashkonte të dyja. Ajo njihte terrenin, por ndërtoi edhe profilin e një koordinatoreje dhe analisteje.
Sipas informacioneve që kanë qarkulluar për karrierën e saj, ajo ishte ndër zyrtaret e përfshira në zbulimin e rrezikut nga një grup ekstremist që kishte planifikuar një sulm ndaj ekipit kombëtar të Izraelit në vitin 2016. Operacioni u vlerësua publikisht nga kongresmeni Eliot Engel, megjithëse në deklaratën e tij ai falënderoi institucionet dhe jo zyrtarë të veçantë.
Ky ishte lloji i punës që ndërtoi reputacionin e Hysenit te shërbimet partnere.
Më vonë ajo u emërua zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Pas largimit të Kreshnik Gashit, e drejtoi përkohësisht institucionin. Megjithatë, ajo nuk ishte parë gjithmonë nga udhëheqja e Kosovës si zgjedhja e natyrshme për drejtimin afatgjatë të shërbimit.
Pas ardhjes së Albin Kurtit në pushtet, ajo u shkarkua nga pozita e zëvendësdrejtoreshës. Vendimi kërkonte edhe dorëzimin e materialeve dhe ruajtjen e informacionit të klasifikuar.
Pastaj filloi kapitulli shqiptar.
Fillimisht Hyseni u emërua këshilltare për sigurinë kombëtare. Më vonë mori drejtimin e SHISH-it dhe u bë gruaja e parë në krye të shërbimit shqiptar.
Sipas të dhënave që kam marrë, ajo kishte hezituar për muaj përpara se ta pranonte detyrën. E njihte sigurinë rajonale dhe rreziqet që vinin nga Serbia, Rusia dhe ekstremizmi, por nuk mendonte se kishte njohuri të mjaftueshme për strukturën e grupeve kriminale në Shqipëri.
Ky hezitim nuk ishte domosdoshmërisht dobësi. Mund të ishte vetëdije profesionale.
Megjithatë, ai tregon se Hyseni e dinte se po hynte në një terren ku informacioni nuk ndahet qartë ndërmjet politikës, biznesit, krimit dhe shtetit.
Emërimi i një personi nga jashtë strukturës shqiptare nuk u prit lehtë nga të gjithë. Për një pjesë të punonjësve të karrierës, ardhja e saj u perceptua si mosbesim ndaj tyre. Në shërbimet sekrete, ku hierarkia dhe përkatësia institucionale janë pjesë e identitetit profesional, një drejtues i ardhur nga jashtë mund të shihet si mbikëqyrës dhe jo si udhëheqës.
Kjo e vështirëson punën e çdo drejtuesi. Nuk e justifikon gabimin.
Në vitin 2023, Kryeministri Edi Rama e paraqiti përgatitjen, përvojën dhe respektin që Hyseni gëzonte në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës si garanci për reformimin e mëtejshëm të SHISH-it.
Ajo kishte marrë vetëmmpër disa ditë letren e qartë të sigurisë së NATO-s. Si detyrim për çdo figurë që merr këtë post në të gjitha shërbimet e intelegjencës të shteteve anëtare të NATO-s.
Ne karrieren e vet, Hyseni ishte involvuar kryesisht ne rreziqet eksterne si Serbia, ISIS, Rusia, ndërsa ishte e para grua ne ate rol ne Ballkan dhe nder te vetmet ne bote. Kuptojmë se ka gezuar respekt te madh te sherbimet e vendeve aleate dhe ka organizar shume procese koordinuese ne mbrojtje te interesave si te Shqiperise ashtu edhe te NATO-s, sidomos duke pasur parasysh se Shqiperia pritet te organizoi Samitin e madh te NATO-s vitin e ardhshem.
Deklarata e sotme e Kryministrit nga Amerika ka një peshë tjetër.
Kryeministri nuk mund ta përdorë pavarësinë e drejtësisë për ta fshirë përgjegjësinë politike të emërimit. Pavarësia e prokurorisë duhet respektuar plotësisht. Po aq duhet pranuar se drejtuesja e SHISH-it është zgjedhur nga qeveria, është mbështetur politikisht prej saj dhe ka pasur qasje te informacionet më të ndjeshme të shtetit.
Kur emërimi paraqitet si sukses, merita kërkohet nga qeveria. Kur drejtuesi bie nën dyshim, qeveria nuk mund të sillet sikur bëhet fjalë për një të panjohur.
Përgjegjësia penale është individuale. Përgjegjësia institucionale dhe politike nuk është.
Prandaj çdo qëndrim i Kryeministrit që lëkundet ndërmjet lavdërimit të djeshëm dhe distancimit të sotëm do të dukej i paqëndrueshëm. Ai nuk duhet të përcaktojë fajësinë e Hysenit. Por duhet të shpjegojë si është administruar SHISH-i, kush ushtron drejtimin pas pezullimit dhe çfarë masash janë marrë për të mbrojtur vazhdimësinë e institucionit.
Duhet të shpjegohet edhe nëse qeveria, gjykata dhe prokuroria e dinin se Hyseni ndodhej në Baku kur u caktua masa. Duhet të dihet nëse ajo vazhdon ta përfaqësojë Shqipërinë në takime zyrtare dhe në çfarë cilësie mund të kthehet në vend.
Këto nuk janë hollësi protokollare. Janë pyetje për komandën e një prej institucioneve më të ndjeshme të shtetit.
Prokuroria duhet të hetojë çdo dyshim, edhe kur ai prek njerëzit më të fuqishëm. Por as prokurorët nuk mund të ndërtojnë një republikë paralele ku çdo masë paraqitet si e vërtetë përfundimtare dhe ku siguria kombëtare trajtohet si çështje e zakonshme procedurale.
Sa më e rëndë të jetë akuza, aq më i arsyetuar duhet të jetë vendimi.
Sa më sekret të jetë institucioni, aq më i fortë duhet të jetë kontrolli ligjor.
Sa më e lartë të jetë detyra, aq më pak hapësirë duhet të ketë për insinuatë, rrjedhje selektive dhe dënim publik përpara gjykimit.
Nëse Vlora Hyseni ka ndihmuar privatisht një person të ndjekur nga drejtësia, atëherë nuk kemi të bëjmë me një gabim të vogël. Kemi të bëjmë me përmbysjen e funksionit të saj. Njeriu që duhej ta mbronte shtetin do ta kishte përdorur shtetin për të mbrojtur një individ.
Nëse nuk e ka bërë, atëherë shteti po e vendos në rrezik reputacionin e drejtueses së vet të inteligjencës pa e shpjeguar mjaftueshëm bazën e dyshimit.
Edhe pretendimi se mund të ketë qenë naive është i vështirë për t’u pranuar.
Naiviteti mund të shpjegojë një gabim të zakonshëm. Nuk e shpjegon lehtë sjelljen e një drejtueseje inteligjence që ka kaluar vite duke analizuar manipulimin, rekrutimin dhe cenimin e institucioneve.
Në atë nivel, marrëdhëniet private nuk janë më krejtësisht private. Çdo afërsi vlerësohet edhe si rrezik sigurie. Çdo favor mund të krijojë varësi. Çdo informacion që del nga institucioni mund të kthehet në mbrojtje për krimin dhe në dobësi për shtetin.
Pikërisht këtu portreti i Vlora Hysenit bëhet tragjik.
Një karrierë e ndërtuar mbi kontrollin e informacionit rrezikon të rrëzohet nga dyshimi se informacioni nuk është kontrolluar.
Një grua që fitoi besimin e shërbimeve partnere rrezikon të kujtohet për dyshimin se e ka dhënë besimin në vendin e gabuar.
Një drejtuese që erdhi nga jashtë për ta reformuar SHISH-in mund të përfundojë duke zbuluar dobësinë më të vjetër të shtetit shqiptar, ndërthurjen e pushtetit, marrëdhënieve private dhe interesave kriminale.
Ende nuk kemi një vendim për fajësinë e saj. Prandaj duhet të ruajmë kufirin ndërmjet dyshimit dhe faktit.
Por dëmi institucional ka filluar.
Në Baku, Vlora Hyseni ishte ende fytyra e inteligjencës shqiptare. Në Tiranë, ajo ishte tashmë një drejtuese e pezulluar dhe subjekt i një mase sigurie.
Mes këtyre dy pamjeve gjendet sot shteti shqiptar.
Shija e keqe që mbetet nuk është ende shija e fajësisë së provuar. Është shija e një besimi të cenuar dhe e mundësisë se dikush që dinte shumë për rreziqet e shtetit nuk e kuptoi në kohë rrezikun që kishte pranë vetes.
Ose, edhe më keq, e kuptoi.
Vrap ju xhajet me 100 mi lek pension te edvin rames mbrojeni se ju qiva gocat dhe mbesat e fisit. Vrap
Batonit i djeg ...se e ka edhe patriote koqevare......asnje nga keto koqevaret nuk i eci bojaxhiut....para ca kohesh vuri edhe ministren e arsimit koqevare ....po edhe ajo nuk e pati te gjate.....o bojaxhi ver ndonje serb ne kete post....me siguri vellai yt Vucic do te te gjeje ndonje njeri me vlera....!!!
Kete Vloren e kemi peshqesh nga ky qeni bulldog me siguri. Ky i ka promovuar drejtuesit kosovare ne poste ne shqiperi. Duket qe i djeg prandaj e ben kete prononcim
Shtaza nxiton te komentoje i pari edhe pse eshte analfabet !
MOS VALLE KEMI TE BEJME ME NJE LOJE TE ALBIN KURTIT NE BASHKEPUNIM ME SPAKUN-E BERISHES????????PYETJA PRA ESHTE E THJESHTE MOS VALLE SPAKU ESHTE NEN VEZHGIMIN E NE BASHKEPUNIM TE NGUSHTE ME ALBIN KURTIN, PER TE REZUAR EDI RAMEN ME CDO KUSHT,PASI ME PROTESTAT E PERNATESHME NUK KA DRITE ?????
Po ne xhajet që e kemi pensionin 600, 700, apo 800 mijë lekë, a na lejohet të komentojmë? Ti mendon se pensionistët me 100 apo 200 mijë lekë në muaj, dinë të përdorin telefonin?
Nuk kisha ndërmend të komentoja. Mora shkas nga ky pordhaci qe marka 600,700 e 800 mijë na ditka, dhe ata të përbuzurit nga horat e demoshkërdhëcis me pension 100 e 200 mijë lekë (të vjetra) nuk ditkan të përdorin tel. cel. Jo vetëm që dinë, po dinë shumë herë më shumë se Ti, dhe nuk i marrin leje një psikopati dhe pordhac si Ti, dhe atij tjetrit, qe shani pensionistët të diskriminuar nga regjimi "demokratik" si të komentojnë dhe për kë duhet të votojnë! Të rroftë pensioni, s'e mëndja?! A,a të ka ikur në drejtim të paditur.
O Zhjevku. Ik o te qift edi rama rracen e ca te mban pragu gojors. Merr 100 mi lek pension edhe fajin ja ve saliut mor te qifsha vrimat e fisit?
po ti cfare je , i ri nga LGBTQI? RRUGAC dhe b.q.re.. Do behesh dhe ti plak nese arrin te behesh drogaxhi
shko mor legen e pis . turp te kesh, qe shan keshtu mire qe je pis por je dhe injorant. Mos shkruaj keshtu rrugac.
E ke bërë lëmsh o Baton! Që SPAK-u vepron pa llogjikë veprimesh, kjo është e saktë. Që Rama është përgjigjur saktë edhe kjo është e saktë, sepse nuk mund të ndërhyjë edhe kur gjykatat gabojnë. Problemi me Sistemin e Drejtësisë sa vjen dhe po majisen! Drejtuesit e saj kërkojnë referendum të popullit që pagat e tyre të jenë më të lartat në Ballkan! Janë edhe naivë, sepse rezultati i këtij referendumi dihet që populli do votojë kundra. Por ec dhe mbushua mëndjen që nuk kanë të drejtë dhe ne mbajmë shpresa që të gjejmë drejtësi tek këta njerëz. Gjykata duhej të priste që Zonja Vjosa të kthehej në Shqipëri dhe pastaj të vepronte, sepse “nuk plasi peshku” dhe do të qelbëte dynjanë! Këto veprime tregojnë papjekuri jo vetëm profesionale, por edhe në formim njerëzor. Në një mbledhje ndërkombëtare jepet njoftimi i arresit! Diskreditohet personi, por diskreditohet edhe Shteti që ajo përfaqson! Shëmbuj si këto në Shqipëri ka shumë dhe ne që jetojmë jashtë vetëm pezmatohemi për nivelin e ulët. Ke dy varjante o shqiptar që japin të njëjtin përfundim, një që nuk bën dëm dhe një tjetër që bën dëm. Përse gjithmon zgjedh variantin që bën dëm?! Mendoj se është çështje intelekti që nuk kuptohet kjo.
Nuk eshte ceshtje intelekti, eshte ceshtje Berishe. SPAK eshte vegel e Doktorit, dhe aftesia dhe kreativiteti i familjes Berisha per te demtuar Shqiperine dhe Kosoven eshte e pafund. SPAK po pergatit nje grusht shteti gradual per tja dorezuar ne tave pushtetin familjes Berisha. Ka aleat te medhenj sherbimet greke, serbe, ruse, iraniane dhe makuterine per te vjedhur te shume pushtetareve.
iki mor te qifsha femrat e fisit ku ti kesh mos spiun muti
Çfarë do ti bënte kësaj Enver Hoxha po të ishte gjallë? Po Batonit?
Aq e mbyllur ishte o Baton sa vetem Ergysi e hapte Po ik o baton se ajo ishte kandidatura jote. Ti ja propozove Rames qe ti benit karshillek Albin Kurtit. E kjo ju dhjeu ne goje. Shkoi paguhej nga Ergys Agasi. E mos kujto se e ka bere ne koke te vet. Ai i gjati, Rama ai kodosh ai e njohu me ergys agasin dhe madje e rekomandoi te bashkepunonin. Kuptohet qe kjo nuk ishte ndonje femer me integritet qe te thoshte jo!!!
E paska shkruajtur Batoni menjehere "narrativen" e radhes! Dhe plot me qyfyre! Masa e arrestit, thote, nuk eshte denim, nuk te ben fajtor! Atehere i bie qe na qenka vleresim, dekorate, shperblim! Shteti shqiptar eshte qelbur i teri! Duhet pastrim me acid, radikal! Pjese e berllogut te pastrimit do jete edhe Baton spiuni!!!!
Ke dale ta mbrosh mor baton se ti e solle ktu. Ti jeni i udb-s, dhe djali jot punon per te mor re q1fsha cte mban pragu
Sa me gjate shkruan Batoni tek Tema e Meros aq me shume vjen era mut ceshtja.
E pse dmth ashtu eee..e si qysh tek e tek jek e jek pa pare ne xhep o rexhep...
PËRSE DREJTËSIA ALLASHQIPTARÇE NUK KA VEPRUSR ME KËTË SHPEJTËSI RRUFE ME CJAPIN PLAK MATUF I VJETËR SERBO-RUS-IRANIAN, SALU VIÇIDOLIN,BERISHA. PËRSE SALI BERISHA, LËVIZ E JEP KONFERENCA PARA SPAK SALI BERISHA DUKE PËRDORUR FJALORË TË NDYER NDAJ SPAKUT. DREJTËSIA DUHET TË KETË TË NJËJTËN METODË PUNE CA ME HAPIN E BRESHKËS DHE CA ME HAPIN E LUANIT. TURPI I DREJTËSISË TONË.
Sa shpejt shkruan liber te tere haxhiu kohet e fundi, si ti kete parashkruar…nje vertetim tjeter we gjithe keto ngjarje jane te paracaktuara nga rama dhe padronet e ti cifut. Kujtoni se do harrojet RON JEFETi?
Baton problem nuk është prokuroria dhe Spak po kodi procedures penale qe i jep te drejte te pesulloje nga detyra dhe te arrestoje drejtues te institucioneve te pavarura me emerim politik ose jo kjo e kthen shtetin ne diktaturë
Po hapen petat e lakrorit "UDB"
Si ka mundesi qe shumica e komentuesve e cilesojne Beton Haxhiçin, bashkepunetor te UDB prej shume vitesh. E bejne pergjegjes per prurjet e tija ne qeverine shqiptare, sikurse kjo Vlora , ai studenti kosovar qe u be minister i jashtem i shqiperise ?!. E sa e sa te tjere. Dhe kryeministri yne patriot i emeron menjehere, sepse vijne me miratimin e Beogradit. Pra Betoni eshte si shef kuadri, qe pregatit dosjet pe Ramen.
Dy njerez solle ne Shqiperi o Bato Stanishiqi. I pari ishte Gent Caka, qe shpetoi se iku para se epoka e memeve te fillonte. E dyta ishte kjo. Besoj mjafton per te shpjeguar cfare i ke bere ketij shteti.
A eshte Cuni i Butonit agjent i SHISH? Sa paguhet?
ju doni shikun berishës me talebanin gazidede që në 97 berisha e bëri gjeneral brenda natës dhe ju turr jugut me ushtri polici e gjith çkishte për ta djegur e terrorizuar.Dhe kur shteti ra në 97 dhe familja e berishës bashkë me ministrat dhe kupolën e pd ja mbathën në perëndim, gazidede ishte i vetmi zyrtar që ja mbathi në sirinë e asadit aleatit të rusëve.Këtu kuptohet se kush ishte gazidede dhe padroni i tij berisha
Mendoj se ky eshte sulmi I radhes se republikes se prokuroreve. Paburreria e shpellareve qe e dirigjojne, I ka kapercyer me kohe vijat e kuqe. Ndaj kjo drejtesi klanesh eshte plotesisht e pabesueshme.
Ne mendimin tim,SPAK-u dhe GJKKO-ja jane bere nje grupim politik per ndryshimet qe ata duan. SPAK-u,me nisjativen e tij dhe noter GJKKO-n vazhdojne luften kunder shtetit ,nuk mund te them se per dobi te kujt punojne.Perse keto organe duhet te jepnin kete "lajm" kur Znj.Hyseni ishte ne sherbim jashte vendit?A nuk mund te priste deri sa te kethehej?A e ka te provuar me fakte "akuzen" ky istitucion?Bejme zhurme dhe hetimet do te vazhdojne me vite.Ushqim qensh rruge. Kjo nuk eshte drejtesi por,lufte per pushtet.Ne kete menyre,po ja shtoni jeten Z.Rama ne pushtet.
Një serb i regjur si ” Beton Haxhiu ” njësoj si serbja e ashtuquajtur Vlora. A ka më fytyrë i kapuri fort pas kolltukut Edvin Ramoviç serbi. Zot ruajna mend e kokës shqiptarëve.