Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë raportimet se Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesë municionesh, duke deklaruar se rezervat ushtarake janë të mjaftueshme dhe po shtohen më tej.
Përmes një postimi në Truth Social, Trump kundërshtoi pretendimet se lufta me Iranin ka reduktuar ndjeshëm rezervat amerikane të municioneve.
“Frikacakët dhe tradhtarët do të donin shumë të thoshin se Shtetet e Bashkuara kanë pak municione. Nuk është e vërtetë”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump pretendoi se SHBA disponon sasi municionesh që tejkalojnë nevojat aktuale dhe se prodhimi dhe grumbullimi i tyre po vazhdojnë me ritme të larta.
“Ne kemi më shumë municione sesa mund të mendojmë ndonjëherë të përdorim dhe po i grumbullojmë ato tani në nivele që nuk i kemi parë kurrë më parë”, shtoi ai.
Deklaratat e presidentit vijnë në një kohë kur janë ngritur shqetësime për ndikimin që lufta me Iranin ka pasur mbi rezervat amerikane. Një raport i inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, i raportuar nga mediat, ka evidentuar mungesa në inventarin strategjik pas përdorimit të sasive të mëdha të municioneve gjatë konfliktit.
një barsaletë me një gjeneral që shkon të kontrollojë një repart të humbur!kapterri që drejtojte repartin i thotë ushtarëve "kur tu pyesë gjenerali për ushqimin i thoni "del e tepron"!e kështu kur gjenerali pyeti për ushqimin,ushtari thotë "del e tepron"!"çfarë bëni me atë që tepron?"pyet gjenerali." e hamë"thotë ushtari!dhe ky "ka më shumë se mund të përdorë",kurse atë që i tepron e përdor prapë??ky duhet ta lëshojë kopaçen patjetër!e ka me "detyrim përcaktim"!!
Uhfffff . Sa gjynah me vjen per Ameriken.
Mua më vjen për gjithë botën. Një copë xhuxh i një shtet bythe si Rusia, po sjell botën vërdallë, gati 5 vjet, përfytyro një hajvan portokalli që i ka zënë derën shtetit më të fuqishëm?