Lufta Gjykata-Qeveri - Martin Leka: Shumica e njerëzve janë me kryeministrin, drejtësia të mos futet në politikë

22 Shtator 2026, 15:40Politika TEMA
Lufta Gjykata-Qeveri - Martin Leka: Shumica e njerëzve janë me

Analisti Martin Leka thotë se shumica e njerëzve janë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me përplasjen e qeverisë me gjykatat, për pagat e magjistratëve.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se drejtësia nuk mund të kërkojë paga jashtë sistemeve dhe ligjeve.

Ndër të tjera, Leka shtoi se drejtësia nuk duhet të bjerë pre e lojërave politike dhe të mos futet në politikë.

“Përplasja është me Edi Ramën, jo me Vlora Hysenin, lidhur me pagat e drejtësisë. Unë mendoj se shumica aboslute e njerëzve janë me kryeministrin e vendit dhe nuk janë me sistemin e drejtësisë.

Nuk ka të drejtën morale, jo vetëm të kërkojë rroga jashtë sistemeve dhe ligjeve, por edhe për të mos bërë që niveli i drejtësisë të bjerë në nivelin e viteve 2000. Drejtësia duhet të mos bjerë pre e lojërave politike dhe të mos futet në politikë, por të bëjë drejtësi. Nëse e fillon drejtësinë keq, ajo bëhet padrejtësi”, theksoi ai.

7 Komente

  1. X
    XXX

    Njerezit jane me KM sepse askush nuk i ka informuar per corben qe pergatiten me rritjen e pagave te deputeteve, ministrave dhe presidentit. KM e di qe ka vendosur nje hierarki pagash ne Republiken tone dhe sa here qe rrit njeren kategori, duhet rritur proporcionalisht edhe te tjerat. Po KM po e perdor kete per presion ndaj gjyqtareve qe i kane vajtur te dera dhe duke i ngushtuar lakun. Asnjehere ne histori turmat nuk kane patur te drejte. Ishin turmat qe zgjodhen te kryqezonin Krishtin dhe te shpetonin Baraben.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tekiu

      Edhe ky Martini i Lekajve paska hyre ne payroll me Hydajet Byqirin, Frrokin, Kol Qycin, Cucolin, Mece koketulin, Paten se bashku me rosat e tjera ??

      Përgjigjjuni
      1. R
        Red Sakaj

        I ARDHI GOJA KETIJ GOJEMBAJTURIT MARTIN LEKA. ÇUDI E MADHE VERTET!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. r
          respekt per hundet e lexuesve

          Prape e ricikluat kete specie, te kalbur, nga kazanet e mbeturinave te kohes.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodra

            Bir kurve, duruam komunistin SaliB qe na dilte dite dhe nate ne TV bashke me jevgun kellici ne top news

            Përgjigjjuni
          2. I
            Iris

            Shumica jane me Ramen sepse eshte krijuar opinioni qe drejtesia i ka rrogat e larta me shume se c'duhet dhe se jane te korruptuar e shkaku i shume te keqijave ne vend.Por dhe politika nuk mbetet mbrapa.Legislativi dhe ekzekutivi i ngriten rrogat me pare per vete dhe populli reagoi ashper,por u harrua cdo gje kur dhe drejtesia kerkoi ngritje rroge sepse s'deshi te ngelej mbrapa e tani per momentin drejtesia eshte /shtylla e shejtanit/ qe duhet gjuajtur me gure,pavaresisht se disa muaj me pare,te gjithe ata qe sot /jane me kryeministrin/,ishin kunder ketij te fundit per te njejten arsye.Turma e ka kujtesen e shkurter.Sa per ate qe drejtesia nuk duhet te fute hundet ne politike,vlen me kusht qe dhe politika te mos fuse hundet ne drejtesi.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Diktatura e prokurorëve

              Po kalohet gradualisht në diktaturën e gjykatave Nuk kanë më frikë nga asgjë Enver të marrsha të keqen

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje