
Të enjten është lajmëruar protestë para Parlamentit, në orën 10:00.
Në grupin e tyre të mesazheve në Whatsapp, studentët kanë paralajmëruar se nesër do të mblidhen para godinës së Kuvendit në orën 09:00. Ndërsa është zbardhur edhe porosia, që të jenë të pajisur me vezë.
“Nesër ora 09:00 rreth parlamentit. Mos harroni vezët”, shkruajnë studentët në postimin e tyre në rrjetet sociale.
Aktivistët njoftuan më herët se protestuesit do të mblidhen të enjten në orën 10:00 para Parlamentit, në një ditë kur, sipas tyre pritet të diskutohen tre projektligje të kundërshtuara prej tyre.
Ata kërkojnë shfuqizimin e ligjit 21/2024, anulimin e Paketës së Maleve dhe anulimin e ligjit për investitorin strategjik./Versus.al
View this post on Instagram

