Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dyfishohen pagesat për 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe, nga tetori nis shlyerja e kontributeve për 14 mijë kujdestarë
    Lajmet e fundit

    Dyfishohen pagesat për 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe, nga tetori nis shlyerja e kontributeve për 14 mijë kujdestarë

    September 22, 2026
    Dyfishohen pagesat për 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe, nga tetori nis shlyerja e kontributeve për 14 mijë kujdestarë

    Nga muaji gusht është dyfishuar pagesa për fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe për fëmijët e verbër deri në moshën 18 vjeç, si pjesë e masave të fundit të qeverisë për mbështetjen e tyre.

    Ndërkohë, nga muaji tetor nis edhe pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë, ka bërë me dije zv.kryeministrja Albana Koçiu në një takim me prindër pranë Qendrës Multifunksionale në Lezhë. Rritja e pagesave financohet nga buxheti i shtetit.

    “Janë rreth 11 mijë fëmijë të cilët do të marrin pagesa të dyfishuara dhe nga fillimi i muajit tetor kemi mbi 14 mijë kujdestarë dhe ndihmës personalë, të cilëve do t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, u shpreh Koçiu.

    Zëvendëskryeministrja shtoi se kjo masë do t’u mundësojë kujdestarëve të kenë një pension të sigurt në të ardhmen, ndërsa do të përfitojnë gjithashtu nga skema e sigurimeve shëndetësore, përfshirë mbështetjen në rast të paaftësisë së përkohshme për punë, aksidenteve në punë dhe përfitime të tjera që ofron skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

    Koçiu tha se edhe shërbimet sociale janë zgjeruar duke kaluar nga 83 që ishin një vit e gjysmë më parë, në 98 shërbime sociale që ofrohen në qendra të ndryshme në të gjitha bashkitë.

    Në këto shërbime punojnë mbi 800 profesionistë të fushave të ndryshme, duke u krijuar familjeve mundësi për të vijuar jetën e tyre të përditshme dhe prindërve mundësi për të punuar, ndërsa fëmijët marrin mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e tyre.

    11 mijë fëmijë 14 mijë kujdestarë aftësi ndryshe aktualitet dyfishohen pagesat familjet fëmijë me aftësi ndryshe kontributet kujdesi social kujdestarët lajme Shqipëri lajme sociale mbështetje sociale Ministria e Financave ndihma sociale pagesat për fëmijët pensionet përfitime sociale politika sociale politika sociale në Shqipëri qeveria shlyerja e kontributeve shqipëri sigurimet shoqërore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.