Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shqiptari hyri për të vjedhur në një shtëpi, pronari italian zbraz karikatorin dhe e vret (DETAJET)
    Aktualitet

    Shqiptari hyri për të vjedhur në një shtëpi, pronari italian zbraz karikatorin dhe e vret (DETAJET)

    September 22, 2026
    Shqiptari hyri për të vjedhur në një shtëpi, pronari italian zbraz karikatorin dhe e vret (DETAJET)

    Italia vijon të jetë e ndarë pas ngjarjes së ndodhur natën mes 19 dhe 20 shtatorit në Baldissero d’Alba, ku Roberto Mollo hapi zjarr ndaj një grupi hajdutësh, duke zbrazur pothuajse të gjithë karikatorin e armës së tij dhe duke vrarë 36-vjeçarin shqiptar Gjovalin Lazri.

    Teksa hetimet po përqendrohen te dinamika e të shtënave, mediat italiane kanë publikuar detaje të reja për jetën e shqiptarit dhe orët e fundit para tragjedisë.

    Sipas hipotezës mbi të cilën po punojnë hetuesit, Gjovalin Lazri mund të mos jetë qëlluar pranë shtëpisë ku kishte hyrë grupi, por në momentin kur po largohej bashkë me personat e tjerë, rreth 30 deri në 40 metra larg pronës.

    Pikërisht për këtë arsye autopsia dhe ekspertiza balistike konsiderohen vendimtare.

    Kush ishte Gjovalin Lazri

    Gjovalin Lazri ishte 36 vjeç dhe prej shumë vitesh jetonte në Torino. Banonte në lagjen Barriera di Milano, në veri të qytetit, bashkë me partneren dhe djalin e tyre të vogël.

    Prej rreth dy vitesh ai dhe partnerja administronin një bar në Corso Taranto. Ajo punonte gjithashtu edhe në një studio tatuazhesh. Për ata që i njihnin, jeta e çiftit sillej mes shtëpisë, punës dhe djalit të vogël.

    Profili më i plotë për jetën e tij të dyfishtë është publikuar nga La Stampa. 

    Për fqinjët ai ishte thjesht “Gio”.

    “Janë njerëz të qetë”, thotë një banore e pallatit ku jetonin. “I shihnim të hynin e të dilnin me fëmijën. Nuk flisnin shumë, por nuk kemi pasur kurrë probleme me ta.”

    Askush nuk përgjigjet më te dera e apartamentit. Familja është mbyllur në heshtje.

    E njëjta atmosferë është edhe pranë lokalit që administronte. Qepenat janë të ulur, tavolinat e verandës nuk janë vendosur dhe nuk ka asnjë shenjë aktiviteti.

    Klientët e lokalit e kanë të vështirë ta lidhin njeriun që njihnin me ngjarjen e Baldissero d’Alba.

    “Herën e fundit e kam parë të shtunën në mëngjes. Bari ishte ende i hapur”, kujton një klient.

    “Më vjen keq. Nuk e dija që merrej me këto gjëra. Më duket e çuditshme që të ketë hyrë në shtëpinë e dikujt tjetër.”

    Një tjetër shton:

    “Nuk e besoja që ishte një njeri me precedentë. Shkoja ndonjëherë të pija kafe. Nuk e prisja kurrë.”

    Pikërisht këtë kontrast mes jetës së tij të përditshme dhe ngjarjes së natës së 20 shtatorit, La Stampa e përshkruan si “jeta e dyfishtë” e shqiptarit.

    Precedentët penalë dhe përpjekja për një jetë të re

    Mediat italiane raportojnë se Lazri kishte precedentë për krime kundër pasurisë.

    Sipas La Stampa, në vitin 2013 ai ishte përfshirë në një vjedhje në një vilë në zonën e Asti-t, një detaj që deri tani nuk ishte raportuar gjerësisht në Shqipëri.

    Megjithatë, avokatja e familjes, Roberta Sisimbro, këmbëngul se ato episode i përkisnin së kaluarës.

    Sipas saj, Lazri kishte ndryshuar jetën, punonte rregullisht dhe kishte ngritur aktivitetin e tij në Torino.

    “Ishte duke u përpjekur të riintegrohej”, është mesazhi që përcjell avokatja.

    Çfarë ndodhi natën e 20 shtatorit

    Ngjarja nisi mes orës 02:00 dhe 02:30. Roberto Mollo, transportues 35-vjeçar, prej disa netësh flinte në shtëpinë e tij në rikonstruksion në Baldissero d’Alba. Arsyeja ishte e thjeshtë. Kishte frikë se dikush mund t’i vidhte materialet e ndërtimit që ndodheshin në kantier.

    Në pronën e tij kishte pllaka, çimento, vegla pune dhe materiale të tjera. Atë natë në pronë hynë katër ose pesë persona. Dyshimi është se grupi kishte shkuar për të marrë materialet e ndërtimit dhe për t’i shitur më pas.

    Mediat italiane e përshkruajnë grupin si një bandë të mundshme “trasfertistësh”, pra persona që lëvizin nga një zonë në tjetrën për të kryer vjedhje.  Sipas deklarimeve të Mollos, ai dëgjoi zhurma, doli në ballkonin e katit të parë dhe filloi të bërtiste.

    Hetuesit besojnë se bërtimat i detyruan hajdutët që ndodheshin në pronë t’ia mbathnin me të katra. 

    Por pak sekonda më vonë, 35-vjeçari mori pistoletën e tij Beretta 9 milimetra dhe hapi zjarr drejt tyre. 

    Nuk ishin thjesht disa të shtëna, ai pothuajse zbrazi të gjithë karikatorin. 

    Sipas  La Repubblica, ai ka shkrepur 13 nga 15 fishekët që kishte në karikator, duke lënë vetëm dy plumba në armë.

    Dyshimi që mund të ndryshojë gjithë çështjen

    Pika mbi të cilën po përqendrohen tani hetuesit është pozicioni i Gjovalin Lazrit në momentin kur u qëllua.

    Sipas La Repubblica, të paktën një plumb e ka goditur mes qafës dhe shpatullës kur ai ndodhej rreth 30 metra larg ballkonit prej nga dyshohet se qëlloi Mollo.

    Edhe La Stampa raporton se hetimet po punojnë mbi skenarin sipas të cilit grupi po largohej nga prona dhe Lazri është goditur nga një distancë prej rreth 40 metrash.

    Në trupin e tij janë konstatuar dy plagë në zonën mes qafës dhe shpatullës.

    Nëse autopsia dhe ekspertiza balistike konfirmojnë se 36-vjeçari ishte në arrati në momentin kur u godit, ky element do të ketë rëndësi në vlerësimin juridik të rastit, pasi hetuesit duhet të përcaktojnë nëse në atë moment ekzistonte ende një kërcënim real për pronarin e shtëpisë.

    Çfarë thotë Roberto Mollo

    35-vjeçari këmbëngul se nuk kishte ndërmend të vriste askënd.

    Sipas Corriere della Sera, ai u ka thënë hetuesve dhe familjarëve se ishte zgjuar nga zhurmat, ishte frikësuar dhe kishte qëlluar në errësirë.

    Versioni i tij është se nuk mori në shënjestër askënd dhe se synonte vetëm të trembte personat që kishin hyrë në pronë.

    Avokati i tij, Pier Mario Morra, deklaron se klienti ishte në panik.

    “Nuk është një njeri që del për të qëlluar. Nuk donte të vriste askënd.”

    Pas të shtënave ishte vetë Mollo ai që telefonoi numrin e emergjencës 112 dhe njoftoi se në pronën e tij kishte persona dhe se njëri prej tyre ndodhej i shtrirë në tokë.

    Pse hetohet për vrasje me dashje

    Roberto Mollo është regjistruar si person nën hetim për vrasje me dashje.

    Ky zhvillim ka ngjallur debat në Itali, por Prokuroria e Asti-t ka sqaruar se bëhet fjalë për një hap procedural.

    Prokurori Biagio Mazzeo ka shpjeguar se regjistrimi është i domosdoshëm për të kryer të gjitha aktet hetimore dhe ekspertizat me garancitë e parashikuara nga ligji dhe nuk përbën një shpallje fajësie.

    Ai ka shtuar gjithashtu se procedura që përdoret kur është menjëherë e qartë se një person ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes së ligjshme nuk mund të zbatohej në këtë fazë, pasi kjo nuk rezulton ende e provuar.

    Autopsia pritet të japë përgjigjet kryesore

    Autopsia do të kryhet të mërkurën, më 23 shtator, në orën 09:00 në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Torino.

    Ekspertët do të përcaktojnë sa plumba e kanë goditur Lazrin, trajektoren e tyre, distancën nga e cila janë qëlluar dhe pozicionin e tij në momentin e goditjes.

    Po ashtu do të verifikohet nëse plagët përputhen me hipotezën se ai ishte duke u larguar nga prona kur u qëllua.

    Bashkë me ekspertizën balistike, autopsia konsiderohet elementi kyç që mund të sqarojë dinamikën e plotë të ngjarjes.

    Familja Lazri: Nuk kërkojmë hakmarrje

    Ndërsa hetimet vazhdojnë, familja e Gjovalin Lazrit ka zgjedhur të mos bëjë akuza publike.

    Përmes avokates Roberta Sisimbro, mesazhi i tyre ishte se nuk kërkojnë hakmarrje, por “vetëm që drejtësia të bëjë punën e saj.”

    Avokatja thotë se familjarët po përjetojnë një tragjedi të thellë dhe kërkojnë vetëm respekt për zinë që po kalojnë.

    “Janë orë të vështira dhe komplekse për familjen. Presim zhvillimet e hetimeve dhe komunikimet e Prokurorisë. Kemi depozituar vetëm aktet e përfaqësimit. Për pjesën tjetër nuk kemi marrë ende njoftime. Sigurisht që do të kryhet autopsia dhe mbetemi në pritje të rezultateve.”

    Sisimbro kujton gjithashtu se Italia është një shtet i së drejtës dhe se rasti duhet të trajtohet mbi bazën e ligjit dhe provave që do të dalin nga hetimi.

    Ajo shton se, pavarësisht precedentëve të së kaluarës, Lazri po përpiqej të riintegrohej, punonte rregullisht dhe kishte ndërtuar jetën e tij në Torino.

    Personat që ishin me Lazrin ende mbeten mister

    Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit është identifikimi i personave që ndodheshin me Gjovalin Lazrin natën e ngjarjes.

    Ata nuk janë identifikuar ende.

    Prokurori Biagio Mazzeo ka deklaruar se karabinierët po vazhdojnë hetimet dhe se ekziston një “probabilitet i arsyeshëm” që të arrijnë t’i identifikojnë.

    Për momentin mbetet e paqartë kush ishin personat që shoqëronin 36-vjeçarin shqiptar, si mbërritën në Baldissero d’Alba, çfarë bënë saktësisht në pronë dhe çfarë panë në momentin kur u dëgjuan të shtënat.

    Përgjigjet e këtyre pyetjeve, së bashku me autopsinë dhe ekspertizën balistike, pritet të hedhin dritë mbi një ngjarje që vazhdon të shkaktojë debat në Itali dhe që ka në qendër vdekjen e një 36-vjeçari shqiptar, jeta e të cilit, sipas njerëzve që e njihnin, dukej krejt ndryshe nga ajo që doli në pah pas natës së 20 shtatorit.

    aktualitet armë zjarri drejtësia italiane grabitës grabitje hetim itali italiani qëllon karikator krim kronika e zezë kronikë lajme Itali lajme ndërkombëtare ngjarje kriminale ngjarje tragjike polici italiane pronari i shtëpisë pronari italian shqiptar në Itali shqiptarët në Itali shqiptari shqiptari vritet shtëpi Të shtëna me armë vetëmbrojtje vjedhje në Itali vrasje vrasje në Itali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.