Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme
    Kryesore

    “Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

    September 22, 2026
    “Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun e pushimeve të përballueshme në Mesdhe, falë kombinimit të plazheve, klimës së ngrohtë, kuzhinës mesdhetare dhe çmimeve konkurruese, shkruan media franceze “Ouest France”.

    Për turistët që kërkojnë një javë pushime ku akomodimi, ushqimet dhe shërbimet kryesore përfshihen në një paketë të vetme, vendi po shfaqet si një alternativë interesante kundrejt destinacioneve më të njohura të rajonit.

    Në një artikull për pushimet me kosto të ulët, Shqipëria renditet mes destinacioneve të përzgjedhura për qëndrime “all inclusive”, krahas vendeve dhe zonave turistike si Tunizia, Greqia, Ishujt Kanarie, Bodrumi, Egjipti dhe Majorka.

    Artikulli e përshkruan Shqipërinë si surprizën mesdhetare të pushimeve “all inclusive”, duke vënë në dukje se vendi është i përshtatshëm për vizitorët që duan të kombinojnë plazhin, ushqimin tradicional dhe një buxhet të kontrolluar.

    Sipas artikullit, Shqipëria po shfaqet gradualisht si një alternativë në rritje në tregun e pushimeve “all inclusive”, ndërsa disa zona bregdetare vazhdojnë të ofrojnë çmime konkurruese në krahasim me destinacione të tjera mesdhetare.

    Durrësi, një nga qendrat kryesore turistike bregdetare të Shqipërisë, përmendet si shembull konkret.

    Sipas ofertave të publikuara, një javë qëndrimi “all inclusive” në hotelet e Durrësit mund të nisë nga 295 euro për person.

    Kjo paketë mund t’u përshtatet veçanërisht turistëve që kërkojnë të planifikojnë paraprakisht shpenzimet e pushimeve, pasi një formulë “all inclusive” zakonisht përfshin akomodimin, ushqimet, pijet dhe disa aktivitete, ndërsa në varësi të ofertës mund të përfshihen edhe fluturimet dhe transferimi nga aeroporti në hotel.

    Përsa i përket periudhës së udhëtimit, artikulli rekomandon muajt nga qershori deri në shtator, kur kushtet janë më të përshtatshme për pushime në bregdet dhe temperaturat e deteve Adriatik dhe Jon janë të favorshme për turistët.

    Në këtë mënyrë, Shqipëria paraqitet si një destinacion ku turistët mund të kombinojnë pushimet në plazh, kuzhinën mesdhetare dhe një paketë të paracaktuar shpenzimesh, duke e bërë atë një alternativë ideale, për turistët që kërkojnë pushime verore me një buxhet jo shumë të lartë.

    aktualitet all inclusive bregdeti shqiptar çmime të përballueshme destinacione mesdhetare hotele all inclusive lajme Shqipëri Ouest France plazhet e Shqipërisë pushime all inclusive pushime në Mesdhe pushime në Shqipëri pushime të përballueshme pushime verore Riviera shqiptare Shqipëria Shqipëria destinacion turistik turistë turizëm turizëm mesdhetar turizmi 2026 turizmi në Shqipëri turizmi shqiptar udhëtime
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.