AKTUALITET /

Aksident i dytë brenda ditës në Durrës, makina përplas qytetarin me monopatinë

Personi që udhëtonte me monopatinë është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore

Shkruar nga Versus

Aksident i dytë brenda ditës në Durrës, makina përplas

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Egnatia” në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një automjet dhe një person që lëvizte me monopatinë elektrike.

Personi që udhëtonte me monopatinë është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje janë konstatuar edhe sendet personale të personit të përfshirë në aksident.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

Ky është aksidenti i dytë i regjistruar gjatë ditës së sotme në Durrës. Më herët, në rrugën “Taulantia”, një automjet përplasi një person që lëvizte me motor.

Si pasojë e aksidentit të mëparshëm, motoristi pësoi dëmtime të konsiderueshme trupore, por sipas informacioneve të fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Poll