Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë për të kontribuar me trupa në misionin ndërkombëtar të stabilizimit në Gaza.
Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump foli për përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Gaza, duke përmendur edhe Kosovën e Shqipërinë mes vendeve që kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në mision.
Presidenti amerikan i falënderoi të dyja vendet për angazhimin e tyre në kuadër të përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për stabilitet në Gaza.
Misioni ndërkombëtar synon të kontribuojë në ruajtjen e sigurisë dhe në mbështetjen e përpjekjeve për stabilizimin e situatës në territor, në kuadër të një mekanizmi të mandatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Sa i përket Kosovës, në muajin prill ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të përbëhej nga disa dhjetëra pjesëtarë, përfshirë edhe efektivë të njësive të deminimit. Sipas tij, pjesëtarët do të angazhoheshin në detyra të sigurisë, mbështetjes humanitare dhe detyra të tjera në përputhje me mandatin e forcës.
Më 7 shtator 2026, Kosova nënshkroi marrëveshjen për pjesëmarrje në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk është bërë publik numri i saktë i trupave që do të dislokohen, ndërsa nuk është përcaktuar as një afat zyrtar për dërgimin e tyre në terren.
During his UNGA speech, US President Trump thanked Kosovo and Albania for committing troops to the UN-mandated peacekeeping mission in Gaza. https://t.co/kpk4bjuwGi
— Admirim (@admirim) September 22, 2026


