Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Do të marr një vendim të madh për Iranin”/ Trump në OKB: Po punojmë me Rusinë dhe Ukrainën për një marrëveshje paqeje
    Botë

    “Do të marr një vendim të madh për Iranin”/ Trump në OKB: Po punojmë me Rusinë dhe Ukrainën për një marrëveshje paqeje

    September 22, 2026

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Shtetet e Bashkuara po punojnë ngushtë me udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i japë fund luftës.

    “Ne po punojmë ngushtë me udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës dhe do ta arrijmë këtë, më shpejt nga sa e kuptojnë njerëzit”, tha Trump gjatë fjalimit në OKB.

    Duke folur për Iranin, presidenti amerikan tha se ndodhet përballë një “vendimi të madh” lidhur me të ardhmen e konfliktit dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Teheranin.

    Trump tha se një marrëveshje do t’i mundësonte Iranit të rindërtonte vendin dhe të zhvillohej në një nivel edhe më të madh se më parë. Në të kundërt, ai paralajmëroi se SHBA-të mund të ndërmarrin një tjetër kurs veprimi ndaj Republikës Islamike.

    “Kam një vendim të madh për të marrë. A do të arrihet një marrëveshje me Iranin që do t’i lejojë atij të rindërtohet dhe të krijojë një vend shumë më të madh se sa ka qenë ndonjëherë? Apo ta shkatërroj Republikën Islamike dhe ta bëj shpejt, duke mos u dhënë më mundësinë të vrasin dhe të shkatërrojnë njerëz dhe vende?”, u shpreh Trump.

    Presidenti amerikan tha gjithashtu se beson se një marrëveshje me Iranin mund të arrihet pas zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, duke pretenduar se Teherani po pret të shohë rezultatin politik të administratës së tij.

    “Unë besoj se do të bëjmë një marrëveshje menjëherë pas zgjedhjeve, sepse nuk ka kuptim që ata të mos e bëjnë”, tha Trump gjatë fjalimit në OKB.

    Fjalimi i Trump u përqendrua në konfliktet kryesore ndërkombëtare, ndërsa lufta në Iran dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë mbetën ndër çështjet kryesore të adresuara prej tij.

    Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.