Djali i Jakup Krasniqit: Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur, tash e 6 vjet për të gjithë
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka thënë se familja e tij prej gjashtë vjetësh pret vizita nga përfaqësuesit e institucioneve. Ai ka theksuar se në ndërtimin e këtyre institucioneve kanë kontribuar edhe vepra dhe sakrifica e babait të tij.
Në reagimin e tij, Krasniqi ka shkruar se dera e shtëpisë mbetet e hapur për të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen e familjes.
“Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur, tash e 6 vjet, për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen tonë”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka shprehur pritjen që përfaqësuesit institucionalë ta vizitojnë familjen, duke kujtuar kontributin e babait të tij.
“Përgjatë këtyre 6 viteve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim. Sepse pjesë e ndërtimit të këtyre institucioneve janë edhe vepra dhe sakrifica e babait tim”, ka theksuar Krasniqi.
Ai e ka përmbyllur reagimin me mesazhin se dera do të mbetet e hapur për ata që çmojnë këtë sakrificë.
“Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë.”
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kjo ftesë vjen pak ditë pas vendimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.
Pranimin e ftesës e ka konfirmuar Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit.
Sipas tij, ftesa ka mbërritur në adresën e tyre, por familja ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
Më 16 shtator, Trupi Gjykues i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë dhe i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet, duke u llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.
Familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit
Kreu i AAK pas vendimit të Kushtetueses në Kosovë: Vendi shkon në zgjedhje
Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës është konstituar, formimi i Qeverisë s’është antikushtetues
- 20:28 Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
- 20:16 Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës
- 20:11 Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI
- 20:05 Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve
- 19:51 Moska refuzon armëpushimin, Lavrov: Rusia nuk do t’i ndalë luftimet
- 19:37 E ardhmja e Merz në pikëpyetje, gati gjysma e votuesve kërkojnë zgjedhje të reja