Arrihet marrëveshja, BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë me 3 vjet! Hiqen nga lista dy oligarkët rus

22 Shtator 2026 | 19:34

Bashkimi Europian ka arritur marrëveshjen për rinovimin me tre vjet të sanksioneve individuale ndaj personave, entiteteve dhe kompanive që mbështesin përpjekjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Sipas Adnkronos, që citon burime diplomatike europiane, marrëveshja u arrit sot në mbledhjen e Coreper dhe pritet të miratohet me procedurë të shkruar. Në të njëjtën kohë, oligarkët rusë Alisher Usmanov dhe Michail Fridman do të hiqen nga lista e personave të sanksionuar.

Letonia, e cila më herët kishte kundërshtuar marrëveshjen, pranoi të abstenojë, duke bërë të mundur arritjen e kompromisit.

“Për të ruajtur regjimin e sanksioneve, arritëm një kompromis të vështirë”, thanë burime nga presidenca irlandeze pas përfundimit të negociatave.

Me këtë vendim, masat kufizuese që lidhen me integritetin territorial të Ukrainës do të vazhdojnë të zbatohen ndaj afro 3 mijë personave dhe entiteteve, ndërsa shumë të tjerë pritet të shtohen në listë. Deri më tani, këto lista rishikoheshin çdo gjashtë muaj, ndërsa zgjatja e regjimit të sanksioneve për 36 muaj synon, sipas presidencës, të forcojë qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë e kuadrit sanksionues të Bashkimit Europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sa aktivë janë europianët në aktivitetin fizik? Sondazhi nxjerr në pah dallimet

Aktiviteti sportiv po bëhet gjithëmonë e më i pranishëm në jetën e qytetarëve në Europë. Mjekët janë ata që e këshillojnë më së tepërmi, si...
18:34 | 23/09/2026

E rëndë në Francë, 90-vjeçari qëllon për vdekje dy fqinjët e tij pas një debati

Një 90-vjeçar është arrestuar për vrasje, pasi qëlloi dy fqinjët e tij të moshuar me një pushkë gjahu në Lagor në Francën jugperëndimore. Ngjarja e...
13:16 | 23/09/2026

Komisioni Evropian propozon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove për Hungarinë

Komisioni Evropian i propozoi Këshillit të Bashkimit Evropian të zhbllokojë 4.2 miliardë euro (rreth 1.524 miliardë forinta) nga fondet e kohezionit dhe të rihapë dyert...
13:16 | 23/09/2026