Trump firmos marrëveshjen e sigurisë me Danimarkën për Groenlandën

22 Shtator 2026 | 19:30

Pas fjalimit të tij në OKB, Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me liderët e Groenlandës dhe Danimarkës për të nënshkruar një marrëveshje historike për sigurinë.

Trump e përshkroi marrëveshjen si një dakordësi për të cilën është punuar prej kohësh dhe tha se ajo do të çojë në një “marrëdhënie fantastike afatgjatë” mes tre palëve nënshkruese.

Megjithëse Groenlanda është një territor autonom, ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, e cila trajton kryesisht çështjet e politikës së jashtme.

Ka pak detaje të disponueshme për marrëveshjen, megjithëse gjatë fjalimit të tij Trump kishte deklaruar se SHBA-të do të ndërtojnë “dy baza ushtarake shumë të rëndësishme” në Groenlandë.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se marrëveshja e re adreson shqetësimet e sigurisë së SHBA-së lidhur me mundësinë që kundërshtarët e saj të fitojnë një prani në ishull, duke respektuar njëkohësisht të drejtat e brendshme të Danimarkës dhe Groenlandës.

Edhe kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, është shprehur optimist për marrëveshjen e sigurisë.

“Ne po nënshkruajmë një marrëveshje që e sjell marrëveshjen e mbrojtjes të vitit 1951 në vitin 2026”, tha Nielsen. “Ne jemi, kemi qenë dhe do të mbetemi një mik i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe pjesë e Aleancës Perëndimore. Siguria juaj është siguria jonë dhe siguria jonë është siguria juaj… Kjo është një marrëveshje ku fitojnë të gjithë.”

Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të përsëritura të gazetarëve nëse marrëveshja nuk përmbush propozimin e tij të mëparshëm që SHBA-të të zotëronte Groenlandën, një ide që u refuzua kategorikisht si nga Danimarka, ashtu edhe nga Groenlanda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

Administrata Trump po përgatit një plan për të ndaluar eksportet e naftës për 90 ditë, pavarësisht përçarjeve brenda administratës dhe me industrinë e naftës, në...
20:16 | 23/09/2026

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbuluar tregtime në bursë me vlerë miliona dollarë të kryera gjatë korrikut, duke përfshirë ato në firma nga SpaceX...
20:11 | 23/09/2026

Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve

Lituania, Letonia dhe Estonia i kanë kërkuar bashkërisht Komisionit Evropian mbështetje shtesë financiare nga BE-ja për aftësitë e luftimit me dronë, tha Ministri i Mbrojtjes...
20:05 | 23/09/2026