Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
    Lajmet e fundit

    Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

    September 23, 2026
    Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

    Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor që u nevojitet. Në vitin 2024, 8% e popullsisë 16 vjeç e lart raportoi se nuk kishte kryer një ekzaminim mjekësor të nevojshëm, sepse ishte shumë i shtrenjtë.

    Në të dhënat më të fundit të disponueshme të Eurostat, vetëm Greqia ka një nivel më të lartë, me 8.8% në vitin 2025. Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2025 ishte vetëm 1%.

    Pas Greqisë dhe Shqipërisë, diferenca është e madhe. Në vitin 2025, pamundësia për të përballuar financiar

    Kostoja mbetet pengesa kryesore në Shqipëri

    Në Shqipëri, në vitin 2024, përveç 8% që nuk e përballonin koston, 1.5% deklaruan se nuk kishin marrë ekzaminimin për shkak të listës së pritjes dhe 0.2% për shkak se shërbimi ndodhej shumë larg. Të tria së bashku përbënin 9.8% të popullsisë.

    Për krahasim, në BE në vitin 2025 vetëm 1% e popullsisë raportoi koston si pengesë. Listat e pritjes përbënin një arsye për 1.2% të popullsisë së BE-së dhe largësia nga shërbimi për 0.1%. Të marra së bashku, këto tri pengesa prekën 2.4% të popullsisë së BE-së.

    Nga mungesa e kohës te frika nga mjeku

    Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se pengesat për marrjen e kujdesit në Shqipëri nuk kufizohen vetëm te sistemi shëndetësor.

    Në vitin 2024, 2% e popullsisë 16 vjeç e lart deklaroi se nuk e kishte kryer ekzaminimin sepse kishte preferuar të priste për të parë nëse problemi do të përmirësohej vetë. Kjo ishte arsyeja e dytë më e shpeshtë pas kostos, nëse merren veçmas të gjitha arsyet e deklaruara.

    Mungesa e kohës ishte gjithashtu një pengesë e rëndësishme. Rreth 1.8% e popullsisë deklaroi se nuk kishte pasur kohë për të kryer ekzaminimin, nga 1.6% në 2023 dhe 1.5% në 2022.

    Një pjesë më e vogël e qytetarëve, 0.2%, deklaroi si arsye frikën nga mjeku, spitali, ekzaminimi ose trajtimi, ndërsa 0.1% raportoi se nuk njihte një mjek ose specialist të mirë. Një tjetër 1% përmendi arsye të tjera.

    Kur merren parasysh të gjitha arsyet e raportuara nga Eurostat, jo vetëm kostoja, largësia dhe pritja, 85.1% e shqiptarëve deklaruan në vitin 2024 se nuk kishin pasur nevoja të paplotësuara për ekzaminim mjekësor dhe 14.9% kishin raportuar një nevojë të paplotësuar për të paktën një nga arsyet e përfshira në anketë.

    Shqipëria shumë mbi rajonin për pengesën financiare

    Edhe në raport me Ballkanin Perëndimor, Shqipëria ka nivelin më të lartë të mosmarrjes së ekzaminimeve për shkak të kostos.

    Në Serbi, ku ka tashmë të dhëna për vitin 2025, vetëm 1.1% e popullsisë raportoi se ekzaminimi ishte shumë i shtrenjtë. Për Maqedoninë e Veriut, vlera e fundit e disponueshme është 1.2% në vitin 2024, ndërsa për Malin e Zi 0.3% në të njëjtin vit.

    Për Bosnjë-Hercegovinën, e dhëna e fundit është 0.4% dhe i përket vitit 2023, ndërsa për Kosovën nuk ka të dhëna në serinë e përdorur.

    Shpenzimet e ulëta dhe pagesat e larta nga xhepi

    Niveli i lartë i mosmarrjes së ekzaminimeve për shkak të kostos përkon me konsum të ulët të për shëndetësinë në Shqipëri dhe me një barrë financiare shumë më të lartë që bie drejtpërdrejt mbi familjet.

    Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se konsumi individual për shëndetësinë në Shqipëri ishte 662 euro për banor në vitin 2025, kundrejt 3,675 eurove mesatarisht në BE. Edhe pasi eliminohet efekti i diferencave të çmimeve, konsumi real i mallrave dhe shërbimeve shëndetësore në Shqipëri ishte vetëm rreth 40% e mesatares europiane.

    Sipas Bankës Botërore, Në vitin 2023, 48.27% e shpenzimeve korrente për shëndetësinë në Shqipëri paguheshin drejtpërdrejt nga familjet, niveli më i lartë në Europë. Në BE, pagesat nga xhepi përbënin mesatarisht vetëm 14.9% të shpenzimeve shëndetësore.

    Burimet publike vendase financonin rreth 49.6% të shpenzimeve korrente për shëndetësinë në Shqipëri, ndërsa në BE skemat e detyrueshme të sigurimit dhe skemat qeveritare mbulonin së bashku 80.6% të faturës.

    Metodologjia

    Të dhënat bazohen në treguesin e Eurostat për nevojat e vetëraportuara të paplotësuara për ekzaminim mjekësor, sipas arsyes kryesore të deklaruar. Anketa përfshin si arsye koston, largësinë dhe listat e pritjes, por edhe mungesën e kohës, mosnjohjen e një mjeku apo specialisti të përshtatshëm, frikën nga mjeku, spitali, ekzaminimi ose trajtimi, pritjen për të parë nëse problemi përmirësohet vetë dhe arsye të tjera.

    Treguesi i referohet popullsisë 16 vjeç e lart dhe bazohet në vlerësimin e vetë personit nëse kishte nevojë për ekzaminim ose kujdes mjekësor, por nuk e mori apo nuk e kërkoi atë.

    Për Shqipërinë, të dhënat më të fundit në tabelën e Eurostat janë për vitin 2024. Për BE-në, Greqinë dhe vendet e tjera ku të dhënat e vitit 2025 janë të disponueshme, në krahasim është përdorur viti 2025. Për vendet ku 2025 mungon, është përdorur viti më i fundit i disponueshëm dhe viti është specifikuar në tekst./Monitor

    8% e shqiptarëve aktualitet ekonomia familjare ekzaminimet mjekësore Europa kostoja e ekzaminimeve kostoja e shëndetit kujdesi shëndetësor lajme shëndetësore lajme Shqipëri përballueshmëria e shëndetësisë shëndetësia shëndeti në Shqipëri Shëndeti Publik shërbime mjekësore shërbimet shëndetësore shpenzimet shëndetësore shqipëri shqiptarët sistemi shëndetësor statistika europiane statistika shëndetësore të dhëna shëndetësore trajtimi mjekësor
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.