• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërmet në kupolën e sigurisë/ Tabaku në Kuvend: Shteti ka rënë, qeveria i ka dhënë besën krimit!

12:29 : 23/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, deklaroi se zhvillimet që përfshijnë drejtuesen e SHISH-it dhe ish-kreun e Policisë së Shtetit janë goditje e rëndë për besimin e qytetarëve te institucionet e sigurisë.

Tabaku tha se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra të Hysenit, pas kërkesës së SPAK-ut, si dhe kontrollet e autorizuara ndaj Prodës, përbëjnë një zhvillim tronditës për shtetin shqiptar.

“Nuk besoj se dje ka qenë një ditë e mirë për Shqipërinë. Ne jemi opozitë, por nuk gjetëm asnjë lajm të mirë në marrjen nën hetim të kreut të SHISH-it. Ishte një lajm i trishtë për Shqipërinë, për shtetin shqiptar dhe për besimin që kemi te SHISH-i”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, pezullimi i drejtueses së shërbimit sekret dhe akuzat e ngritura nga SPAK-u kanë cenuar themelet e shtetit dhe reputacionin ndërkombëtar të vendit.

“Ajo që pamë ishte një pasqyrë besnike se kujt i ka dhënë besën qeveria shqiptare. Ata i kanë dhënë besën një pakice, krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi deputetja demokrate.

Lexo edhe:

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

Tabaku kritikoi heshtjen e Parlamentit, duke theksuar se një zhvillim i tillë duhej të ishte vendosur menjëherë në qendër të debatit politik dhe institucional.

“Edhe si përfaqësuese e opozitës, edhe si kryetare e komisionit, do të kisha dëshiruar që Parlamenti të ishte ngritur në këmbë dhe ta kishte këtë çështje në majë të gjuhës e në qendër të debatit. Kjo nuk është një çështje që duhet të na ndajë në të majtë dhe të djathtë. Është një çështje e Shqipërisë, e reputacionit dhe e emrit të vendit tonë”, tha ajo.

Tabaku kujtoi se Partia Demokratike kishte ngritur më herët publikisht pikëpyetje dhe shqetësime për drejtimin e SHISH-it. Ajo iu referua qëndrimit të Gazment Bardhit në vitin 2023, kur ky i fundit i kërkoi Presidentit të Republikës transparencë dhe informacion për arsyet e largimit të Hysenit nga institucionet e inteligjencës në Kosovë.

“Duhet të jemi të pjekur dhe ta duam vendin tonë më shumë sesa partinë. Këtë çështje duhet ta trajtojmë si një çështje të Shqipërisë”, theksoi Tabaku.

Në mbyllje, ajo e cilësoi situatën si dëshmi të cenimit të strukturave kryesore të shtetit dhe kërkoi përgjegjësi institucionale.

“Me trishtim i bëj këto komente dhe e ngre këtë shqetësim. Sot, strukturat e shtetit kanë rënë dhe janë cenuar, ndërkohë që Shqipëria duhet të ishte në një dinamikë dhe në një proces krejt tjetër”, përfundoi Tabaku.

Fjala e Tabakut në Komision

“Nuk besoj se dje ka qenë një ditë e mirë për Shqipërinë. Ne jemi opozitë dhe, ndonëse jemi në kahe të ndryshme, nuk gjetëm asnjë lajm të mirë në marrjen nën hetim të kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni.

Ishte një lajm i trishtë për Shqipërinë, për shtetin shqiptar dhe për besimin që kemi te SHISH-i. Pezullimi nga detyra i drejtueses së SHISH-it dhe, njëkohësisht, akuzat e ngritura nga SPAK-u kanë cenuar themelet e shtetit.

Ajo që pamë dje ishte një pasqyrë besnike se kujt i ka dhënë besën qeveria shqiptare. Ata i kanë dhënë besën një pakice, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Edhe si përfaqësuese e opozitës, edhe si kryetare e komisionit, do të kisha dëshiruar që Parlamenti të ishte ngritur në këmbë dhe ta kishte këtë çështje në majë të gjuhës e në qendër të debatit.

Kjo nuk është një çështje që duhet të na ndajë në të majtë dhe të djathtë. Është një çështje e Shqipërisë, që lidhet me reputacionin dhe emrin e vendit tonë.

Për të thënë të vërtetën, ka pasur akuza të shumta ndaj kreut të SHISH-it për përfshirje dhe bashkëpunim të dyshuar me elementë të krimit të organizuar, të cilët janë nën hetim. Ka akuza për ish-zëvendëskryeministren, ka akuza ndaj AKSHI-t dhe ka akuza ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

Madje, zoti Bardhi, të cilin e kemi sot këtu, në vitin 2023 i kërkoi Presidentit të Republikës transparencë dhe informacion për zonjën Hyseni, pasi disa vite më parë ajo ishte larguar nga institucioni homolog në Kosovë.

Ne duhet të jemi të pjekur dhe ta duam vendin tonë më shumë sesa partinë. Këtë çështje duhet ta trajtojmë si një çështje të Shqipërisë.

Unë besoj se nuk ka pasqyrë më të qartë dhe dëshmi më besnike për këtë shumicë sesa ajo që SPAK-u na vërtetoi.

Me trishtim i bëj këto komente. Me trishtim e ngre shqetësimin se sot të gjitha strukturat e shtetit kanë rënë dhe janë cenuar, ndërkohë që Shqipëria duhet të ishte në një dinamikë dhe në një proces tjetër.”

Etiketa: Jorida Tabakukuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

20:04 : 23/09/2026
AKTUALITET

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

16:37 : 23/09/2026
AKTUALITET

Tabaku kërkon transparencë për projektet në Zvërnec: Ligji për Investimet Strategjike duhet anuluar

15:50 : 22/09/2026
AKTUALITET

SPAK masë sigurie për drejtuesen e SHISH, Tabaku: Të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë

10:14 : 22/09/2026
AKTUALITET

Tabaku në Komitetin e Stabilizim-Asociimit: Rasti “KAYO” tregon dobësimin e kontrollit të Kuvendit!

12:14 : 21/09/2026
AKTUALITET

Tabaku: Familjet shqiptare mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës

09:52 : 19/09/2026
Para

Çfarë pritet të ndodhë pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?

TË GJITHA

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “bossët” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

20:32 : 23/09/2026

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

20:17 : 23/09/2026

Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

20:17 : 23/09/2026

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

20:04 : 23/09/2026

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

19:55 : 23/09/2026

Haxhiu i ftoi në takim, familjarët e 4 ish-krerëve të UÇK-së refuzojnë: Pasi Kuvendi të marrë vendim për Hagën

19:47 : 23/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com