Studentët kanë njoftuar zhvillimin e një tjetër proteste para ambienteve të Kuvendit, e planifikuar për ditën e enjte, pak para nisjes së zhvillimit të seancës plenare.
Sipas njoftimit të shpërndarë prej tyre, protesta do të nisë në orën 09:00, rreth një orë para fillimit të seancës plenare.
“Nesër ora 09:00 rreth Parlamentit. Mos harroni”, thuhet në njoftimin e studentëve.

Ky është një tjetër tubim i organizuar para Kuvendit, ndërsa protestat vijojnë prej 115 ditësh edhe para Kryeministrisë.
Në protestat e mëparshme janë shënuar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, e cila në disa raste ka përdorur edhe ujin për shpërndarjen e turmës.
Tubimi i së enjtes pritet të zhvillohet gjatë kohës kur deputetët do të jenë duke zhvilluar seancën plenare.














