Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dokumenti/ Emri i Vlora Hysenit në dekretin francez për Urdhrin Kombëtar të Meritës, ish kreu i SHISH mes të huajve të propozuar për gradën “Kalorës”
    Aktualitet

    Dokumenti/ Emri i Vlora Hysenit në dekretin francez për Urdhrin Kombëtar të Meritës, ish kreu i SHISH mes të huajve të propozuar për gradën “Kalorës”

    September 23, 2026
    Dokumenti/ Emri i Vlora Hysenit në dekretin francez për Urdhrin Kombëtar të Meritës, ish kreu i SHISH mes të huajve të propozuar për gradën “Kalorës”

    Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni e cila ditën e djeshme u la në arrest shtëpiak nga SPAK është përfshirë nga Franca në listën e personave të propozuar për gradën “Kalorës” të Urdhrit Kombëtar të Meritës

    Emri i ish-drejtueses së shërbimit shtetëror të inteligjencës shqiptare figuron në një dokument zyrtar francez të datës 10 gusht 2026, të publikuar nga Grande Chancellerie de la Légion d’honneur.

    Dokumenti i referohet propozimeve për emërime ose ngritje në gradë në Urdhrin Kombëtar të Meritës për shtetas të huaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Lista është e organizuar sipas gradave të urdhrit, ku në pjesët e para paraqiten propozimet për gradat “Komandor” dhe “Oficer”, ndërsa më tej renditen kandidatët për gradën “Kalorës”.

    Në këtë pjesë të dokumentit, emri i Vlora Hysenit është renditur në kategorinë “Shqipëria”, nën titullin “Propozime për gradën e Kalorësit”.

    Pranë emrit të saj, autoritetet franceze e identifikojnë Hysenin si person me “shtetësi kosovare dhe shqiptare” dhe si “drejtuese të shërbimit të inteligjencës së shtetit”.

    Emri i saj është pjesë e një liste më të gjerë me persona të propozuar nga vende të ndryshme. Menjëherë pas seksionit për Shqipërinë renditet Armenia, ku përfaqësuesja Kristinne Grigoryan identifikohet si drejtuese e shërbimit të inteligjencës së jashtme.

    Dokumenti përfshin edhe zyrtarë të lartë të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes nga shtete të ndryshme, mes tyre Brazili, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Spanja, Estonia, Shtetet e Bashkuara, Indonezia, Japonia, Libani dhe Katari. Në listë bëjnë pjesë drejtues institucionesh dhe ushtarakë.

    “Dekret i 10 gushtit 2026 për emërime ose ngritje në gradë në Urdhrin Kombëtar të Meritës” është titulli i dokumentit francez, i cili përcakton se propozimet lidhen me promovimin e shtetasve të huaj për gjysmën e parë të vitit 2026.

    Dokumenti nuk përmban një përshkrim tjetër për Vlora Hysenin, përtej të dhënave për shtetësitë e saj dhe funksionit si drejtuese e shërbimit shtetëror të inteligjencës.

    Publikimi është bërë nga Grande Chancellerie de la Légion d’honneur, institucioni francez përgjegjës për publikimin e akteve dhe informacioneve zyrtare që lidhen me urdhrat kombëtarë francezë.

    Kështu, në dokumentin e 10 gushtit 2026, emri i Vlora Hysenit figuron konkretisht te “Propozime për gradën e Kalorësit”, në seksionin territorial “Shqipëria”.

    aktualitet dekorata dekoratë franceze dekret francez diplomaci diplomaci shqiptare dokument zyrtar dokumenti franca Francë Francë Shqipëri gradën Kalorës ish drejtuesja e SHISH ish kreu i SHISH Kalorës lajme politike lajme Shqipëri marrëdhënie Shqipëri Francë propozimi për dekoratë SHISH Shqipëri Francë të huaj të propozuar urdhri i meritës Urdhri Kombëtar i Meritës Vlora Hyseni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Rusi një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare

    September 23, 2026

    E ardhmja e Merz nën presion, 45% e gjermanëve duan zgjedhje të reja nëse ai largohet

    September 23, 2026

    Ish-producenti i Hollywood-it Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulm sek*ual

    September 23, 2026

    Presidentja në detyrë i ftoi në takim, familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi i përgjigjen: Pas vendimit të Kuvendit

    September 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 22, 2026

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Situata financiare e një prej ish-gjigantëve të grumbullimit dhe eksportit të fruta perimeve, “Top Fruits”,…

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.